Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ulja e imponuar e avionit, SHBA sanksione ndaj Bjellorusisë

2021/05/29 at 10:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Receta’ e presidentit bjellorus: Virusi shërohet me sauna, vodka dhe…

Pas uljes së imponuar të një avioni pasagjerësh në Minsk dhe arrestimit të blogger-it Roman Protaseviç SHBA ka vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë.


Uashingtoni javën e ardhshme do të rivendosë në fuqi sanksionet ndaj nëntë sipërmarrjeve bjelloruse, vuri në dukje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Kjo masë ishte komunikuar qysh në prill si reagim ndaj ndërhyrjes brutale të autoriteteve kundër demonstruesve në ish-republikën sovjetike. SHBA kanë vendosur për herë të parë më 2006 sanksione ndaj Bjellorusisë.

ME BE-në do të koordinohen masat kundër përgjegjësve përreth presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Përpos kësaj Psaki sinjalizoi për një tjetër instrument ligjor që ka në dorë presidenti për të pasur më shumë hapësirë veprimi për masa të mëtejshme. Ministria e Jashtme e SHBA-së ka shqiptuar paralajmërime për udhëtimet me Bjellosurinë. Enti i Fluturimeve Ajrore (FAA ) i ka paralajmëruar shoqëritë ajrore, që të jenë „ekstremisht të kujdesshme” me fluturimet mbi Bjellorusinë.

“Sulm ndaj standardeve ndërkombëtare”

Psaki e cilësoi „uljen e imponuar të një avioni të shoqrisë Rynair, që fluturonte midis dy kryeqyteteve të BE-së me pretekst” si dhe arrestimin e kritikut ndaj qeverisë Roman Protaseviç si „sulm direkt ndaj standardeve ndërkombëtare”. Lukashenko duhet të mundësojë një „hetim të besueshëm ndësrkombëtar të këtyre zhvillimeve”, „të lirojë të gjithë të burgosurit politik” dhe „të hyjë në dialog të zgjeruar me përfaqësuesit e opozitës dhe të shoqërisë civile”, kërkoi zëdhënsja e presidentit  të SHBA-së Joe Biden.

Më parë presidenti i Rusisë Vladimir Putin i doli në krah Lukashenkos. Në takimin në qytetin e Detit të Zi Soçi Putin i konfirmoi mikut nga Minsku, se „reagimi emocional” i Perëndimit lidhur me rastin është i ekzajgeruar. Bjellorusia dhe Rusia bashkëpunojnë për krijimin e një „unioni” tha Putin. Në kuadër të unionit të dyja palët bashkëpunojnë në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes. Kremlini prej kohësh insisiton për një integrim më të ngushtë midis dy vendeve. Putin konsiderohet si aleati i fundit i fortë i pushtetmbajtësit në Bjellorusi.

“Regjim pa legjitimitet”

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen i tërhoqi vëmendjen Lukanshekos të premten (28.05) se kthesa demokratike në vendin e tij është vetëm çështje kohe: “Asnjë represion sado i madh, asnjë brutalitet dhe imponim nuk  do t’i krijojë regjimit autoritar të Lukanshenkos legjitimitet”, deklaroi von der Leyen. Komisioni i BE-së i premtoi popullsisë në Bjellorusi një paketë ndihme ekonomike prej tre miliardë eurosh, sapo udhëheqja të nisë „tranzicionin demokratik”.

Autoritetet bjelloruse të dielën (23.05) e detyruan përmes një avioni luftarak avionin e pasagjerëve të shoqrisë Rynair që fluturonte nga Greqia për në Lituani të ulej në Minsk. Sipas të dhënave të BE-së në bord ndodheshin 171 pasagjerë, ndër ta edhe bloggr-i kritik nga Bjellorusia, i cili u arrestua bashkë me partneren e tij Sofia Sapega. Shumica e pasagjerëve të tjerë pas një vonese prej disa orësh vazhduan udhëtimin drejt Vilnës.

Udhëheqësja e opozitës bën thirrje për protesta

Një vit pas burgosjes së bashkëshortit të saj udhëheqja e opozitës bjelloruse Svetlana Tihanovskaja bën thirrje për solidaritet me të gjithë të burgosurit politik. 38 vjeçarja nga emigracioni në Lituani bëri thirrje për protesta në mbarë botën, edhe për lirimin e blogger-it kritik ndaj qeverisë Roman Protaseviç, i cili u arrestua pas uljes së detyruar të avionit të Rynair. Edhe në disa qytete gjermane janë organizuar protesta.

Sergej Tihanovski në zgjedhjet parlamentare në gusht 2020 donte të kandidonte kundër pushtetmbajtësit autoritar Alexander Lukachenko, por në fund të majit atë e arrestuan. Në vend të tij kandidoi bashkëshortja Svetlana. Sipas të dhënave zyrtare ajo humbi zgjedhjet, që ende konsideorhen të falsifikuara, ndërkohë që lëvizja për demokraci e konsideron atë si fituese të votimeve. Edhe BE nuk e njeh më Lukanshenkon si president të vendit dhe ka vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë./DW

 

 

 

 

 

Etiketa: bjellorusilukashenkoshba


Ju sugjerojmë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Para
Po ndodh/ Mblidhet Këshilli i Mandateve. Opozita kërkon ti hiqet mandati Valentina Leskajt

Vdekja e bashkëshortit nga Covid, Leskaj: Më ka ngelur një peng i madh

Një vit  pas lindjes së djalit, Boris Johnson martohet në ceremoni sekrete

Një vit  pas lindjes së djalit, Boris Johnson martohet në ceremoni sekrete

Chelsea për herë të dytë fitues i Champions League

Chelsea për herë të dytë fitues i Champions League
















TE FUNDIT

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com