Sociale

Vdekja e bashkëshortit nga Covid, Leskaj: Më ka ngelur një peng i madh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:34 - 29/05/21 |
Opi Nion

 Ish-deputetja Valentina Leskaj ka folur gjatë një interviste lidhur me humbjen e bashkëshortit nga Covid. Ndër të tjera, Leskaj shprehet e keqardhur që nuk ka mundur të qëndrojë më shumë kohë pranë bashkëshortit.

Pasi u shkëputa nga politika kisha menduar që t’i lija më shumë kohë familjes, bashkëshortit, fëmijëve, nipërve dhe mbesës. Më kanë munguar dhe ju kam munguar, Edhe në raport me bashkëshortin tim kisha shumë borxhe. Pasi mbarova nga politika kam pasur edhe disa angazhime të tjera edhe ndërkombëtare. Është një çështje që më motivon çështja e rritjes së elektrizimit në të gjithë botën. Mendoja se pasi të mbaroja librin, do kisha më shumë kohë. S’ka kisha dhënë asnjërit librin në këtë proces. Bashkëshorti më hapte derën e studios dhe më thoshte; Vali si po të ecën, a do ta pimë çajin bashkë?! Unë i thoja; ja dhe pak. Kur mbarova doja që ta lexonte”, tregoi Leskaj në News 24.

Ish-deputetja tha ndër të tjera se ka qenë një periudhë tepër e vështirë për familjen e saj, pasi edhe ajo vetë dhe djali i tyre kanë qenë të prekur nga Covid Ajo foli për martesën në moshë të re dhe mbështetjen që kishte marr nga i shoqi.

“Kanë qenë shumë të vështira, pasi isha dhe vetë e sëmurë me COVID. Edhe djali im. Ishte shumë e vështirë, nuk mund të them se e kam kapërcyer akoma. Nuk është e lehtë. Kur mendon se kjo është pjesë e jetës, duhet të vazhdojmë para. Ke pengun, se gjithmonë do e kesh. Mua më ka ngelur një peng i madh që të kishte pak më shumë kohë që edhe të diskutonim bashkë. Me të jam rritur se jemi martuar shumë të rinj. Ai më ka mbështetur, më ka përkrahur, inkurajuar se ishte njeri pa komplekse. Kurrë nuk më ka kufizuar dhe qoftë kur kam hyrë në politikë dhe kur kam dalë. Ai ka respektuar zgjedhjen time, më ka thënë; “dua të respektoj zgjedhjen tënde. S’më ka imponuar. Kjo është gjë e madhe sidomos në Shqipëri, kur mendojmë se shumë gra nuk e kanë këtë mundësi”, tha Leskaj./Opinion.al

 

Pas