Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në fshatin Prezë, në Tiranë.
Sipas news 24 është qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit B.S, ndërkohë që raportohet se nuk ka të lënduar.
Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët. Ndërkohë po merren në pyetje dhe familjarët për të parë nëse kanë konflikte të mëparshme./Opinion.al