Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“T’i japë Izraelit një mësim”, Erdogan bisedë me Putin për Lindjen e Mesme

2021/05/12 at 3:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“T’i japë Izraelit një mësim”, Erdogan bisedë me Putin për Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, se bashkësia ndërkombëtare duhet dhe parandalues” kundër sjelljes së tij ndaj palestinezëve.

Presidenca e Turqisë njoftoi se të dy liderët biseduan përmes telefonit të mërkurën në lidhje me përshkallëzimin e dhunës mes forcave të Izraelit dhe militantëve palestinezë.

Në njoftim thuhet se Erdogan ka bërë presion që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë shpejt.

Erdogan i ka thënë Putinit se duhet të merret në konsideratë edhe dërgimi i një force ndërkombëtare për të mbrojtur palestinezët.

Ndërkohë, mijëra njerëz në Stamboll marshuan për të demonstruar kundër sulmeve të Izraelit, pavarësisht masave të pandemisë.

Të paktën 35 të vrarë në Gaza dhe pesë në Izrael është bilanci i përleshjeve të armatosura mes Izraelit dhe Hamasit.

Këto janë luftimet më të ashpra që kanë ndodhur në vitet e fundit.

Të mërkurën në mëngjes, Izraeli kreu qindra sulme ajrore në Gaza, ndërsa grupi islamist Hamas dhe militantët tjerë palestinezë, qëlluan me breshëri raketash në drejtim të Tel Avivit dhe qyteteve tjera.

Izraeli tha se avionët e tij kishin shënjestruar dhe vrarë disa udhëheqës të inteligjencës së Hamasit. Ushtria tha se sulmet tjera shënjestruan lokacionet prej nga janë lëshuar raketat e militantëve, raporton Reuters.

Militantët palestinezë në Gaza kanë shkrepur më shumë se 1,000 raketa në drejtim të Izraelit që nga e hëna në mbrëmje, kur luftimet u përshkallëzuan në mënyrë dramatike pas disa ditëve të trazirave në Jerusalem, tha ushtria izraelite.

Prej javësh, protestuesit palestinezë dhe policia izraelite janë duke u përleshur në baza ditore në dhe përreth Qytetit të Vjetër të Jerusalemit. Atje ndodhen vendet kryesore fetare – të shenjta për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët. Jerusalemi ka qenë në fakt skenë e konfrontimeve të dhunshme midis hebrenjve dhe arabëve tash e 100 vjet dhe mbetet një nga qytetet më të kontestueshme në botë. Përleshjet e fundit filluan një muaj më parë, kur Izraeli bllokoi disa tubime të palestinezëve, në fillim të Muajit të shenjtë të Ramazanit. Pasi ato kufizime u zbutën, plani për të dëbuar dhjetëra palestinezë nga një lagje e Jerusalemit Lindor vazhdoi të nxiste konfrontime./REL

Etiketa: erdogabnluftePutin

Ju sugjerojmë

“Irani ka vendosur që të mbyll pikën më të rëndësishme për transportin e naftës”
Bota

“Irani ka vendosur që të mbyll pikën më të rëndësishme për transportin e naftës”

22 Qershor, 2025 4:21 pm
Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit
Aktualitet

Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit

22 Qershor, 2025 4:17 pm
Kafenetë, Shqipëria kampione e rajonit
Aktualitet

Kafenetë, Shqipëria kampione e rajonit

22 Qershor, 2025 4:13 pm
Kina dhe Rusia dënojnë sulmet amerikane mbi centralet bërthamore të Iranit
Bota

Kina dhe Rusia dënojnë sulmet amerikane mbi centralet bërthamore të Iranit

22 Qershor, 2025 4:09 pm
Sulmi mbi objektet bërthamore të Iranit, SHBA zbulon arsenalin: 2 mijë raketa…
Bota

Sulmi mbi objektet bërthamore të Iranit, SHBA zbulon arsenalin: 2 mijë raketa…

22 Qershor, 2025 4:00 pm
Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari
Kronikë

Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari

22 Qershor, 2025 3:56 pm
500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”
Aktualitet

500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”

22 Qershor, 2025 3:52 pm
6 vite burg për drogë, ekstradohet nga Dubai ish-futbollisti
Sport

6 vite burg për drogë, ekstradohet nga Dubai ish-futbollisti

22 Qershor, 2025 3:51 pm
Hegseth: Goditja ndaj Iranit ishte “brilante”, programi bërthamor është shkatërruar
Bota

Hegseth: Goditja ndaj Iranit ishte “brilante”, programi bërthamor është shkatërruar

22 Qershor, 2025 3:50 pm
Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar
Bota

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar

22 Qershor, 2025 3:40 pm
Para
COVID në Kosovë, regjistrohen 5 viktima dhe 318 raste të reja

Rriten shifrat e COVID-19 në Kosovë, 4 viktima në 24 orët e fundit

Krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela: Hetoni shpejt dhe me transparencë

Krimet zgjedhore, kryeprokurori Çela: Hetoni shpejt dhe me transparencë

Meta takim me homologun slloven: E ardhmja e rajonit, vetëm në BE

Vrasjet në vend, reagon prerë Meta: Aktet kriminale të zbardhen menjëherë

TE FUNDIT

“Irani ka vendosur që të mbyll pikën më të rëndësishme për transportin e naftës”

“Irani ka vendosur që të mbyll pikën më të rëndësishme për transportin e naftës”
22 Qershor, 2025

Parlamenti i Teheranit ‘ka arritur në përfundimin se ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimin përfundimtar do ta marrë...

Lexo më shumë

Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit

Përmeti, tradita dhe natyra e egër po ndihmojnë në zhvillimin e turizmit
22 Qershor, 2025

Qyteti i vogël i Përmetit i ka të gjitha, përveç detit, siç thotë edhe kjo shprehje që të mikpret në...

Lexo më shumë

Kafenetë, Shqipëria kampione e rajonit

Kafenetë, Shqipëria kampione e rajonit
22 Qershor, 2025

Në Shqipëri, hapja e një “bar-kafeje” është kthyer prej vitesh në një nga mënyrat më të zakonshme të vetëpunësimit, duke...

Lexo më shumë

Kina dhe Rusia dënojnë sulmet amerikane mbi centralet bërthamore të Iranit

Kina dhe Rusia dënojnë sulmet amerikane mbi centralet bërthamore të Iranit
22 Qershor, 2025

Kina dënon fuqishëm sulmin e SHBA-së ndaj Iranit dhe ndaj objekteve bërthamore të mbikëqyrura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com