Një gardiane burgu femër, në Los Angeles County, është dhunuar brutalisht nga një i burgosur.
Mediat e huaja shkruajnë se Arnulfo Meza, 29-vjeç, nuk i kurseu grushtet e panumërta ndaj gardianes së burgut 54-vjeçare, pasi i kishte kërkuar leje për të shkuar në tualet. I gjithë momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë së burgut, ku dallohet gardiania e cila i jep të burgosurit letrën higjienike, kur ky i fundit e godet në kokë.
Pas kësaj, punonjësja e burgut bie për dysheme, por agresori nuk ia dal grushtet në drejtim të saj.
Gruaja është dërguar në spital për mjekim, e raportohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, teksa i burgosuri Meza, është transferuar në një zonë të sigurisë së lartë./Opinion.al