Italia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në këtë shtet kanë humbur jetën 258 persona nga COVID-19.
Ndërkohë, nga 324 640 testime të kryera kanë rezultuar me COVID 11,807 qytetarë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar me 4,082,198, qytetarë mes të cilëve kanë fituar betejën me Covid 3 557 133 pacientë dhe kanë humbur jetën 122 263 persona./ Opinion.al