Një situatë e veçantë është shënuar në një qendër votimi në qytetin e Kavajës. Një çift, i cili kishte zgjedhur 25 prillin për të kurorëzuar dashurinë në martesë kanë shkuar të votojnë.
Sikurse shfaqet edhe në foto nusja shkoi në qendrën e votimit e veshur me fustanin e nusërisë dhe u shpreh për median se “një herë unë votoj, pastaj dasmën”.
Në Bashkinë Kavajë votojnë 64729 qytetarë, në 90 qendra votimi. Ndërkohë që deri tani pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare është 31.76%./ Opinion.al