Aktualitet

Kavajë/Zgjedhjet ditën e dasmës, shkon të votojë e veshur nuse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 25/04/21 |
Opi Nion

Një situatë e veçantë është shënuar në një qendër votimi në qytetin e Kavajës. Një çift, i cili kishte zgjedhur 25 prillin për të kurorëzuar dashurinë në martesë kanë shkuar të votojnë.

Sikurse shfaqet edhe në foto nusja shkoi në qendrën e votimit e veshur me fustanin e nusërisë dhe u shpreh për median se “një herë unë votoj, pastaj dasmën”.

Në Bashkinë Kavajë votojnë 64729 qytetarë, në 90 qendra votimi. Ndërkohë që deri tani pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare është 31.76%./ Opinion.al

Pas