Ky është momenti kur shefi i komisariatit të Divjakës Altin Shehu është përplasur me qytetaren Elisa Bita pasi kjo e fundit thotë se filmonte një mbledhje elektorale të Partisë Socialiste në Divjakë.
Siç duket edhe në videon e mëposhtëme qytetarja ka qenë duke filmuar ndërsa shefi i Komisariatit dëgjohet teksa i thotë: Hajde këtu se të… hiqe, zhduke, duke iu referuar kështu videos të filmuar.
Elisa Bita pretendon se shefi i Komisariatit të Divjakës, i ka thyer kyçin e dorës së majtë dhe telefonin.
Ajo është dërguar në spital me fraktura në trup menjëherë pas ngjarjes. Për këtë ngjarje SHÇBA njoftoi se ka nisur hetimet, ndërkohë edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka urdhëruar hetim administrativ./Opinion.al