Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqen momente nga fluturimi me avionin e “Air Albania” nga Rinasi në Kukës, me emigrantët nga Londra.
Gjatë bisedave nuk kanë munguar batutat me emigrantët, të cilët i ka pyetur nëse e besojnë tani që ndërtimi i aeroportit të Kukësit u bë realitet.
Pjesë nga biseda:
EDI RAMA: Këtë do ta nxjerrim të parën për komb të mbarë, ti do dalësh për komb të mbarë, si e ke emrin. Ti je një yll je, a star. Doni me bo foto tashi? Patjetër.
EMIGRANTI: 10 minuta nga aeroporti e kam shtëpinë
EDI RAMA: E ke shtëpinë nga aeroporti? Epo mirë, më ke sharë shumë në FB? S’ka lezet tashi. Blu pra blu, në rregull je.
EMIGRANTI: Puna e mirë nuk shahet.
RAMA: Para se me e bo…
RAMA: Ku je ti, si e ke emrin? Sa vjeç je?
EMIGRANTI: Ta bëjmë një foto?
RAMA: Patjetër.
RAMA: Ky është Edi Rama i PD-së? Tani shiko këtu. Aq shumë e ka mësuar telefonin për të më sharë mua, sa nuk i punon telefoni. Ti Edi Rama i PD me grusht, unë i PS me dy gishta!
EMIGRANTI: Nga Londra vetëm për me ta dhanë votën ty.
RAMA: O zot! Dy gishta vëri këtu në kokë. Më shkatërrove.