Aktualitet

Rama nxjerr videon me çunat nga Londra: Më ke sharë sa s’të punon telefoni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:01 - 18/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqen momente nga fluturimi me avionin e “Air Albania” nga Rinasi në Kukës, me emigrantët nga Londra.

Gjatë bisedave nuk kanë munguar batutat me emigrantët, të cilët i ka pyetur nëse e besojnë tani që ndërtimi i aeroportit të Kukësit u bë realitet.

Pjesë nga biseda:

EDI RAMA: Këtë do ta nxjerrim të parën për komb të mbarë, ti do dalësh për komb të mbarë, si e ke emrin. Ti je një yll je, a star. Doni me bo foto tashi? Patjetër.

EMIGRANTI: 10 minuta nga aeroporti e kam shtëpinë

EDI RAMA: E ke shtëpinë nga aeroporti? Epo mirë, më ke sharë shumë në FB? S’ka lezet tashi. Blu pra blu, në rregull je.

EMIGRANTI: Puna e mirë nuk shahet.

RAMA: Para se me e bo…

RAMA: Ku je ti, si e ke emrin? Sa vjeç je?

EMIGRANTI: Ta bëjmë një foto?

RAMA: Patjetër.

RAMA: Ky është Edi Rama i PD-së? Tani shiko këtu. Aq shumë e ka mësuar telefonin për të më sharë mua, sa nuk i punon telefoni. Ti Edi Rama i PD me grusht, unë i PS me dy gishta!

EMIGRANTI: Nga Londra vetëm për me ta dhanë votën ty.

RAMA: O zot! Dy gishta vëri këtu në kokë. Më shkatërrove.

Pas