Kryeministri Edi Rama këtë të dilë po zhvillon një takim elektoral me të rinjtë në Tiranë.
Kreu i qeverisë tha se nuk është futur në politikë që të bëhej politikan por ka hyrë në këtë rrugë që fatin e tij të mos ua delegojë të tjerëvë.
Më tej ai tha se nuk ndodhet në këtë pozicion për veten pasi për veten i ka realizuar të gjitha por për Shqipërinë.
“Unë nuk u futa në politikë se doja të isha politikan. Unë isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë në këtë rrugë besimi shumë i fortë që ky vend bëhet.
Dhe nëse ky vend nuk është bërë dhe nëse në këtë vend njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse kjo ka ardhur se ajo shumicë njerëzish që besojnë te puna, vetja dhe guximi i tyre i kanë lënë të tjerët të marrin vendime për ata.
Unë kam hyrë në këtë rrugë, pasi nuk doja që fatin tim t’jua delegoja të tjerëve. Mos u lodhni, mos u dorëzoni, ngjitja në majë është e vështirë. Kjo botë është e atyre që nuk ndalen, që nuk pushojnë. Sot jam këtu që t’u them shqiptarëve; mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u dorëzoni. Ngjitja drejt majës ku duam të mbërrijmë është e vështirë. Unë i kam realizuar të gjitha. I kam pasur të gjitha nderet nga populli im. Unë s’jam këtu për veten, ne, Erjoni, ju të gjithë e duam Shqipërinë jo për pushtetin, kurse ata e duan për pushtetin. Po të shohësh km në makinën time është më i gjatë se sa ajo e kryeministrave të gjithë bashkë në vendin tonë për shkak të udhëtimeve të mia në të gjithë Shqipërinë”,tha Rama.