Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Paratë do t’i merrni”,Basha-naftëtarëve: Do ua nxjerrim atyre që i vodhën

2021/03/30 at 3:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Paratë do t’i merrni”,Basha-naftëtarëve: Do ua nxjerrim atyre që i vodhën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon këtë të martë një takim me naftëtarët. Gjatë fjalës së tij, Basha iu premtoi naftëtarëve se do të marrin paratë që iu takojnë.


Po ashtu kreu demokrat tha se me qeverisjen e PD do të ketë transparence, do ti jepet fund pandërshkueshmërisë, teksa theksoi se zyrtarët do të kontrollohen.

“Ju shoh në këmbë, herën e fundit ishin të shtrirë. Ju shoh edhe me shpresë. Është diçka më shumë, është një frymë ndryshimi. Luftë prej dekadash është zhvilluar këtu për pasurinë e kësaj toke dhe kanë përfituar një grusht njerëzish. Përmes shfrytëzimit të punës suaj dhe naftës shqiptare kanë vënë pasuri të tjerët. Ky problem sigurisht që ka zgjidhje. Problemi i rafinerisë është një problem politik. Është krijuara nga politikanët për të përfituar me një grusht dallaveraxhinjsh. Nuk dua të lë jashtë vëmendjes dhe sakrificën e grave tuaja. Ishte akti i fundit futja e tyre në grevë urie dhe u duku sikur filloi të lëvizte diçka. Ju jeni kaq të forta saqë arritën që me forcën tuaj ta shtynit problemin përpara. Nuk e zgjidhët plotësisht  por e shtytë përpara. Një grua e fortë është esenca e forcës së Mallakastrës.

Por, dua t’i kthehem dhe njëherë temës për të cilën jemi mbledhur sot. Që këto të zeza të mos përsëriten më, parakushti numër një, kushti i gjithë kushteve është që, politika mos t’i futet kësaj çështje me mendimin çfarë do të përfitojë, i takon njerëzve, në radhë të parë i takon komunitetit të kësaj zone që ka shkresë 3 gjenerata, 4 gjenerata, që nga stërgjyshërit tuaj që nga puset e para për të nxjerrë në tokë këtë pasuri të jashtëzakonshme, çdo vend tjetër që ka arritur ta kthejë pasurinë nëntoksore në bekim për shoqërinë e ka bërë këtë përmes transparencës dhe gjëja e parë që unë do të premtoj sot është transparenca. Pa transparencë asgjë tjetër nuk do të funksionojë.

E dyta që iu premtoj është dhënia fund e pandëshkueshmërisë, nga dita e parë e abuzimeve me këtë pasuri e deri ke çdo zyrtarë i qeverisjes sime të ardhshme nuk do të ketë, jo e jo mbrojtje, por do të jetë jo në një por në disa lupa siç i takon zyrtarëve që merren me arin e zi. Ata duhet të kenë nivelin më të lartë të integritetit dhe besueshmërisë. Ata do të ballafaqohen me nivelin më të lartë të kontrollit qeveritar parlamentarë, prokurorial, policor, anti-mafja dhe sindikalist”, tha Basha.

Më tej Basha tha se me qeverisjen e PD-së, zyrtarët shqiptarë do të vëzhgohen çdo sekondë të veprimtarisë së tyre, do të jenë në një vetting të pandërprerë të jetës së tyre politike.

“Zyrtarët shqiptarë të cilët e dinë se do të vëzhgohen çdo sekondë të veprimtarisë së tyre, do të jenë realisht në një vetting të pandërprerë të jetës së tyre politike, zyrtare dhe private, për faktin e thjeshtë sepse do të kenë në dorë një pasuri që vetëm është abuzuar. Natyrisht përgjegjsinë dhe garancinë për këtë e marr unë sot përsipër, me ndihmën e përfaqsuesve tuaj të ardhshëm, me ndihmën e Enkelejd Alibeajt, me ndihmën e Agron Kapllanajt, me ndihmën e sindikatës, por përgjegjsia është dhe do të jetë e imja. Nuk mundet që të fshihesh dhe të thuash është mardhënie privat privat siç bëri ai që erdhi para jush me premtime të mëdha dhe në fakt vetëm e përkeqsoi dramën e madhe të hajdutërisë, të vjedhjes, të abuzimit dhe të shpërdorimit të pasurisë së kësaj toke në kurrizin e naftëtarëve. Jo! Përgjegjsi është dhe do të jetë gjithmonë qeveria. Përgjegjsi është dhe do të jetë gjithmonë kryeministri pavarsisht se kush do të jetë investitori, i huaj, i brendshëm apo në bashkpunim me njëri tjetrin, përgjegjsia është qeveritare. Dhe përgjegjsia qeveritare do të nisë me atë që ju kam thënë tek shtriheshit, tek dergjeshit në grevën e urisë. Shteti shqiptar do të marrë përsipër pagesën e pa kryer nga kontraktori dhe do të përdorë pastaj të gjithë fuqinë e tij ligjore, të gjithë fuqinë e tij shtetërore që këtë pagesë ta rikuperojë nga ata që kanë mbushur xhepat. E mbaj mend fare mirë se çfarë ju kam thënë. Ato para ju do t’i merrni! Do t’i merrni si detyrim i përgjegjësisë shtetërore ndaj jush por ky është premtimi im ndaj jush. Premtimi im ndaj gjithë taksapaguesve shqiptarë është që asnjë qindarkë nga ato para që ju do merrni dhe që janë djersa juaj dhe do ti merrni, asnjë qindarkë në fund të fundit nuk do të paguhet nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Po përsëris shprehjen që ju kam thënë kur keni qenë të shtrirë në grevë urie “ Po do tua nxjerrim ngado ku i kanë, në konto bankare, në pasuri të paluajtshme, në kesh, po të jetë e nevojshme edhe nga hundët atyre që jua kanë vjedhur me të pa drejtë”, deklaroi Basha./Opinion.al

Etiketa: Bashatakim naftëtarët


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
PD padit në SPAK Edi Ramën, 15 ministra, kryebashkiakë dhe deputetë

Takimet elektorale, PD: Rama, kërcënime dhe presion ndaj nesh

Italia vendos karantinë 5-ditore për udhëtarët nga vendet e BE

Italia vendos karantinë 5-ditore për udhëtarët nga vendet e BE

COVID-19/ Kosova raporton 14 viktima dhe 560 raste të reja

Kosova regjistron 752 raste me koronavirus dhe 14 viktima
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}