Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore helene deklarojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 67 persona, ndërsa janë regjistruar 3,062 raste të reja.
Ndërkohë në spitale vijon që të jetë i qëndrueshëm numri i pacientëve të shtruar dhe i pacientëve në gjendje të rëndë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 245,405 mes të cilëve kanë humbur jetën 7 649 persona.