Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, është takuar me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe atë të FBI-së në Shqipëri Aida Hajnaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Soreca shkruan se në këtë takim është diskutuar mbi rëndësinë e vazhdimit të punës në strukturat e SPAK dhe FBI, me intensitet dhe angazhim maksimal.
ambasadori thotë se BE do të ofrojë mbështetjen e saj për SPAK, duke e konsideruar atë si një n ga elementët më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.
Postimi i plotë i Luigi Soreca:
“U takova sot me Shefin e SPAK, Arban Krajën dhe drejtoreshën e FBI, Aida Hajnaj, ku diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e FBI. Është e rëndësishme të vazhdohet me të njëjtën intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha në SPAK, si dhe për të vazhduar dhënien e rezultateve. Unë theksova rëndësinë e ecjes përpara me trajnimin dhe emërimin e shpejtë të hetuesve. Gjithashtu ritheksova se BE është e gatshme të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të Reformës në Drejtësi”./ Opinion.al