Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Berat pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet P.P., 31 vjeç.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi i shtetasit P.P., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 15-vjeçar”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ngacmim seksual”./Opinion.al