Autoritetet Italiane bëjnë me dije se një 29-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri sot në Liberta të Barit.
Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Santino Xhyra, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.
I riu shqiptar u qëllua me tre plumba në gjoks dhe bark. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Policia është njoftuar nga mjekët e spitalit, ndërkohë një grup hetimor po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve./ Opinion.al