Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e së hënes në Rrogozhinë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal mes të rinjve që u përshkallëzua në sherr fizik me grushte dhe sende të forta dhe përdorimin e armëve.
Burime për opinion.al bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur me armë zjarri 22-vjeçari Klajdi Lluca si dhe 27-vjeçari E. J.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen tërësisht të kësaj ngjarje./Opinion.al