Kryeministri Edi Rama këtë të dielë përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka ironizuar programin e Partisë Demokratike me të cilin garon në zgjedhjet e 25 prillit.
Në videon e postuar shfaqet ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili në vitin 2013 premton se në katër vitet që vijnë 165 milionë $ do të ishin grantet për fermerët.
Më pas në video shfaqet një pjesë nga Mr. Bean i cili në një provim të zhvilluar përpiqet të kopjojë shokun e bankës. Kështu Rama ironizon programin e kreut të opozitës, Lulzim Basha duke thënë se është i kopjuar nga paraardhësi i tij.
Në fund të videos shfaqet Basha i cili thotë: Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord 100 milionë dollarë për fermerët shqiptarë.
View this post on Instagram