Aktualitet

Operacion i rrallë në QSUT, shpëtohet jeta e foshnjes 7-ditëshe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 21/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një operacion i rrallë është kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një foshnje vetëm 7 ditëshe i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër.

Lajmi është bërë publik nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se ky operacion i rrallë është realizuar nga prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti,  dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, ndërsa foshnja është drejt shërimit të plotë.

“Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh.
Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Altin Veshti, prof. Arben Baboçi, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël.
Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë”, shkruan Manastirliu.

Pas