Partitë Politike janë në fazën e fundit të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentarë të 25 prillit, teksa palët kanë filluar të prezantoj programet e tyre elektorale.
Në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë në televizionin lokal “One TV Vlora”. Ai është pyetur në se do të largohej nga drejtimi i PS nëse humbiste zgjedhjet, por kryeministri është përgjigjur me ironi duke thënë; “Ne kemi një shprehje për hallën dhe xhaxhain. Unë nuk di të flas me nëse… Unë di që do t’i fitojmë zgjedhjet”.
I ndalur tek kundërshtarët e tij politik, ai tha se tek PD dhe LSI, sheh vetëm një ekip me katër persona.
“Unë shoh vetëm Saliun, Ilirin, Lulzimin dhe Monikën. Të tjerët nuk i shoh si ekip por si mbushësa topi. A i kanë përmbushur pritshmëritë deputetët aktualë këtë duhet ta thotë populli i Vlorës dhe jo unë. Kandidaturat janë një proces që ka nisur prej një viti. Një gjë është e sigurt, që drejtuesit e qarqeve do të jenë deputetë. Pastaj për pjesën tjetër pritet vlerësimi. Unë nuk kam asnjë vlerësim negativ për deputetët, por të gjithë mund të kishin bërë më shumë. Emrat e rinj nuk është çështje moshe por energjish. Mund të jesh shumë i ri si Ilir Meta, por mund të jesh dhe plak aq i lodhur. Por mund të jesh i vjetër si Alfred Moisiu, por mbetesh gjithmonë i ri”- tha Rama./ Opinion.al