Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2008/“Ky Parlament, vendos që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran!”

2021/02/17 at 10:41 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
2008/“Ky Parlament, vendos që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran!”

13 vite më parë, më 17 Shkurt të vitit 2008, Kosova shënoi momentin më të rëndësishëm të historisë së saj: Shpalljen shtet i pavarur dhe sovran.

Në librin “Hashim Thaçi dhe Lufta e Kosovës”, gazetarët Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, e përcjellin kështu këtë moment solemn:

 17 shkurt 2008

Në ora 15.25 minuta, ai doli nga zyra e tij për në selinë e Parlamentit. Zyra e Kryeministrit, e Presidentit dhe selia e Parlamentit gjenden thuajse në të njëjtin kompleks qeveritar. I veshur me kostum gri dhe kravatë Bordo, Hashim Thaçi eci nëpër lulishten e vogël midis godinave, ndërsa nga qendra vinin ovacionet e mijëra e mijëra vetëve. Ishte 17 shkurt 2008, dita, kur Kosova do të shpallte më së fundmi, edhe zyrtarisht pavarësinë.

Më 15:30 hyri në sallë. Asnjëherë, asnjë ceremoni apo event në Kosovë nuk kishte pasur atë solemnitet. Sytë e gjithë shqiptarëve ishin aty. CNN dhe BBC transmetonin live, për gjithë globin. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi e ftoi të lexojë Deklaratën e Pavarësisë.

Ai i hodhi ato pak hapa deri tek foltorja, me sytë në plate. Në të dalloheshin thuajse gjithë ata njerëz që prej vitesh kishin dhënë çfarë kishin mundur për atë vend.

Në qendër Rifat Jashari, njeriu i familjes së Adem Jasharit, që u masakrua 10 vjet më parë, duke u bërë një prej familjeve më martire në botë. Krejt i përlotur, mjekra e tij dridhej ndërsa Thaçi po ecte drejt podiumit. Më tutje qenë ulur pranë e pranë Rexhep Qosja me Adem Demaçin. Pas tyre, Sylejman Selimi, ish-shef i Shtabit të UÇK -së, në atë moment Komandanti i TMK – së.  Pranë tij, gruaja e ish-presidentit Rugova, Fana dhe djali i tij, Mendimi. Gruaja e Rugovës ishte po ashtu e përlotur. Rugova kishte ndërruar jetë në janar 2006, dy vjet më parë. Ai nuk ishte më prezent në atë parlament, por gjithsesi, me debatet pro dhe kundër, historia e Shtetit të ri të Kosovës do t’i rezervojë atij një vend krejt të veçantë.

Thaçi u vendos në foltore. Historia kishte qenë bujare me të. Edhe pse një dilemë nuk merr përgjigje kollaj. Nëse fati e kishte sjellë gjithnjë në momentin dhe vendin e duhur, apo Hashim Thaçi e kishte kërkuar vetë fatin e tij? Ishte ora 15.39 kur si Kryeministër i zgjedhur i Kosovës, ai shqiptoi frazën magjike:

“Ky Parlament, me vullnet të lirë, vendos që sot Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran!”

Plateja u ndez nga duartrokitjet. Me 109 vota pro, Deklarata e Pavarësisë u aprovua. Kosova u shpall e pavarur!

Etiketa: kosovashpallja e pavaresise

Ju sugjerojmë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
Para
Vrau vajzën dhe dhëndrin, gjykata shpall fajtor 56-vjeçarin shqiptar

Vrau vajzën dhe dhëndrin, gjykata shpall fajtor 56-vjeçarin shqiptar

Sulmohet me gurë në Malin e Zi autobusi i kosovarëve

Sulmohet me gurë në Malin e Zi autobusi i kosovarëve

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për ditën e sotme, 18 shkurt 2021

TE FUNDIT

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

PD prej disa ditësh u ka shtrirë “dorën e bashkëpunimit” të gjitha forcave opozitare, duke i ftuar në një tryezë...

Lexo më shumë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë. Në...

Lexo më shumë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com