Klement Balili, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit ka depozituar në Gjykatën e Elbasanit kërkesën për t’u transferuar në një burg të zakonshëm, nga ai i sigurisë së lartë të Peqinit ku ndodhet aktualisht.
Burime për Klan News bëjnë të ditur se Balili kërkon të ndryshojë ambientin e vuajtjes së dënimit për shkaqe shëndetësore.
Pesë muaj më parë Balili u dënua me 10 vite burg. Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli Balilin fajtor për katër akuza: trafik të lëndëve narkotikëe, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim parash.