Moti do të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë paradites, më të dukshme në zonat veri-verilindore.Parashikohet që pasditja dhe nata të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -11°C deri në 9°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar dallgëzim të ulët.