Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maksim Basho mbron kolegun: Meritat e Priftit të shkruhen mbi pllaka ari

2021/02/15 at 1:41 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mjeku tregon pajisjen që shpëton pacientët e intubuar, Shqipëria nuk e ka

Mjeku Maksim Basho, shefi i imazherisë në urgjencën e QSUT i ka dalë në mbrojte mjekut të arrestuar për “Shpërdorim detyre” Edvin Priftit, shefit të kardiokirurgjisë.


Basho ka vlerësuar punën dhe kontributin e mjekut Prifti gjatë viteve që ka shërbyer në pavionin e tij por edhe për të gjithë mjekësinë shqiptare. Ndër të tjera Basho shprehet se Prifti, është shefi i fundit që largohet nga QSUT dhe meriton që meritat e tij të shkruhen mbi pllaka ari.

“Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë. Sa herë të ftonim për kafe, përgjigjen e dinim“ kam operacione më presin te privati “, por prapë insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo çfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala REVOLUCIONAR. Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari”, shkruan ai ndër të tjera.

E plotë:

Sa më pak dinë , aq më shumë dyshojnë ! Ua servirën lajmin dhe cfarë të shikosh ?! Profesionistët  e facebook-ut , provuan të “shëronin” edhe një herë zemrat e tyre të vogla duke bërë atë që dinë më mirë, të rrisin sedrën dhe krenarinë e tyre se kush do e japi “goditjen”më të fortë kësaj radhe . Ahh sa pak dinë miku im …ose më saktë nuk dinë asgjë .

Nuk e dinë që Dr. Edvin Prifti , është shefi i fundit që largohet nga QSUT . Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë. Sa herë të ftonim per kafe, përgjigjjen e dinim“ kam operacione më presin te privati “ , por prap insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo cfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala REVOLUCIONAR . Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari . Ju nuk e dini apo  jo ? Doktori hajdut, po po doktori që u dengledis me këtë epitet ËSHTË I PARI NË HISTORINË E KARDIOKIRURGJISË, I CILI ME BUXHETIN E VETËM TË OFRUAR NGA SHTETI, AI PO ME KËTË BUXHET KA DYFISHUAR MADJE DHE TREFISHUAR NDËRHYRJET KARDIOKIRURGJIKALE. Kjo në dobinë e shtetit dhe të pacientëve të tij. Revolucionin që nuk e kanë bërë as burrat e shtetit , e ka bërë Edvin Prifti.  Që do të thotë:  ASNJË SHQIPTAR NUK KA SHKUAR MË JASHTË SHTETIT PËR SA KOHË ZEMRA E TYRE ISHTE NË BESIM TË DUARVE TË TIJ TË ARTA. Ai ju ka kursyer shumë popull i dashur. Ajo cfarë kurrë nuk ka kursyer është koha e tij për të dhuruar jetë të dytë.

Por ky popull që të duartrokiste deri dje për arritjet e tua profesionale dhe guximin e palëkundur që shfaqe së fundmi,thjesht sa paska shkundur dy pëllëmbët me njëra tjetrën. Kjo ështe hipokrizia nga e cila ne bluzat e bardha fatkeqësisht nuk jemi vlerësuar ashtu sic e mendonim dikur, kokëulur mbi faqet dhe rreshtat pa mbarim të cilave u jepnim fund me shpresën se një ditë do shpërbleheshim për misionin që kishim zgjedhur. Por sic duket , në një vend ku lopa, delja dhe gomari  trajtohen më me rëndësi sesa shëndeti vetjak, zor se mund të përmbushet. Por si mund të kënaqet egoja juaj nga një lajm i atill ? E si mund të jetë dikush keqadashës ndaj një mjeku? Si mund të kërkoni pranga për një mjek? Si mund të trajtohet mjeku më i aftë si kriminel i xhepave tuaja? A ka ndokush prej jush një përgjigje të moralshme për këtë që po ndodh?

Po të drejtohem ty o qytetar: “Mjeku ka detyrë ti shërbej deri në fund popullit të tij, gjithmonë në vijën e parë. Mjeku ka detyrë të jetë human dhe të mohoj edhe veten e familjen e tij për të shpëtuar jetë. POR MJEKU NUK ËSHTË SHËRBËTORI I ASKUJT NJERI I NDERUAR ! “

Unë besoj fort  në drejtësi dhe në cdo protokoll të organeve përkatëse, të cilat me seriozitet shpresoj të marrin vendimin e duhur përsa i përket kolegut tonë unik.

Por historia ka treguar që REVOLUCIONARËT GJITHMONË KANË TRIUMFUAR !

Me respekt,

Bluzat e bardha!!!/Opinion.al

Etiketa: arrestimedvin priftikardiologjimaksim basho


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Qeveria zbret tek “Holta”, Balluku: Do mbrojmë interesin e qyterarëve

“Ju ngeli mendja te borëpastruesja”, Balluku: Mund t’ju bëj një xhiro

“Më ke thënë 100 herë komunist dhe ja ku jam”, Ruçi përplaset me Alimadhin

"Më ke thënë 100 herë komunist dhe ja ku jam", Ruçi përplaset me Alimadhin

Rezultati i dobët në zgjedhje, jep dorëheqjen kreu i LDK, Isa Mustafa

Rezultati i dobët në zgjedhje, jep dorëheqjen kreu i LDK, Isa Mustafa
















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com