Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Durrës/Basha me biznesin: Synojmë rritje prej 15% të numrit të turistëve

2021/02/11 at 2:08 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Durrës/Basha me biznesin: Synojmë rritje prej 15% të numrit të turistëve

Kryedemokrati, Lulzim Basha u takua ditën e sotme në Durrës me përfaqësues të biznesit të turizmit në këtë rajon për të shpjeguar “Programin Shqipëria Fiton për Turizmin”.


Basha u shpjegoi bizneseve efektet që do të ketë ky angazhim i qeverisë së tij pas 25 prillit për të gjithë turizmin në vend.

“Një pjesë e madhe të propozimeve tuaja gjatë dialogut që kemi pasur gjatë një viti e gjysmë, pothuajse dy vite, janë reflektuar në këtë plan. Padiskutim që turizmi ka marrë një rol kryesor në programin tonë, për arsyen e thjesht dhe të qartë, sepse përbën një prioritet kombëtar sa i përket objektivit tonë të rritjes ekonomike dhe të shumëfishimit të mundësive për të punësuar njerëzit dhe për të siguruar punonjësit me paga dinjitoze.

Është më mirë të jemi realist, të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin dhe ato angazhime që merren të kryen. Po-ja të jetë po, angazhimi të përmbushet dhe padiskutim rritja ekonomike, zhvillimi ekonomik në çdo sektor dhe në veçanti në sektorin e Turizmit hap pastaj të gjitha mundësitë që të kalojmë edhe  përtej këtyre objektivave. Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta  që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është  që brenda 4 viteve industria të ketë  një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për turizmin dhe jo për udhëtimin, së bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat. Instrumente sesi duhet bërë kjo.”- tha Basha.

Sipas kryedemokratit, taksa 6% e cila pretendohet të vendoset për të gjithë operatorët turistik, do të jetë efektive dhe e mbështetur gjithashtu mbështetur edhe nga mbështetje financiare do të jetë e dobishme për të gjithë turizmin.

“Ne kemi shpalosur disa prej këtyre instrumenteve dhe sot mund të diskutojmë në detaje  edhe të tjera dhe proceset se si do i avancojmë, por një nga instrumentet  është padiskustim që taksa 6% që duhet të zbatohet për të gjithë operatorët turistikë, e kam fjalën për TVSH-në, tatimin mbi vlerën e shtuar. Ky instrument së bashku me një mbështetje të fuqishme financiare, me një paketë financiare dhe fiskale për të mbështetur kualifikimin e fuqisë punëtore, kualifikimin e rikualifikimin e fuqisë punëtore. Për të tërhequr në bashkëpunim me ju dhe drejt bashkëpunimit me ju agjencitë më të mëdha, operatorët më të mëdhenj turistikë për të diversifikuar tregun në veçanti në ato zona të cilat i kemi të paprekura ose pak të prekura dhe që kanë një potencial të madh. Këto nuk do të jenë më thjesht objektiva individuale apo të shoqatave të ndryshme të sektorit por do jenë objektiva të përbashkëta të qeverisë së ardhshme dhe të gjithë sektorit nga operatori individual tek shoqatat e sektorit me të cilat dialogu do të jetë i përhershëm dhe vendimmarrja do të jetë transparente. Deklarimi i këtij sektori si një prioritet kombëtar nuk vjen thjesht dhe vetëm për një parullë apo slogan, se me slogane, me parulla e me premtime bosh edhe ju si çdo kujt tjetër i ka ardhur në majë të hundës këto 8 vite”, u shpreh ndër të tjera Basha./Opinion.al

Etiketa: Bashabiznesdurres


Ju sugjerojmë

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?
Rajoni

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

25 Gusht, 2025 12:42 pm
Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!
Aktualitet

Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!

25 Gusht, 2025 12:34 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Kryesore

Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i takon Ana Dajkos

25 Gusht, 2025 12:21 pm
Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!
Kryesore

Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!

25 Gusht, 2025 12:08 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Aktualitet

Punimet në aksin Shirokë-Zogaj, Rama ndan pamjet: Investim i rëndësishëm …

25 Gusht, 2025 11:54 am
Berlini dhe Memoriali për Viktimat e Komunizmit
Bota

Berlini dhe Memoriali për Viktimat e Komunizmit

25 Gusht, 2025 11:47 am
Netanyahu: Izraeli mund të tërhiqet nga Libani, nëse Hezbollahu çarmatoset
Bota

Netanyahu: Izraeli mund të tërhiqet nga Libani, nëse Hezbollahu çarmatoset

25 Gusht, 2025 11:29 am
Meta reagon nga qelia:  Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve
Kryesore

Ilir Meta ankimon vendimin që e la arrest në burg

25 Gusht, 2025 11:17 am
Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në rajon
Aktualitet

Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në rajon

25 Gusht, 2025 11:02 am
Aksidenti në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy motrat, arrestohet 23-vjeçari
Aktualitet

Aksidenti në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy motrat, arrestohet 23-vjeçari

25 Gusht, 2025 10:50 am
Para
Rama:Reformë në shëndetësi, s’do ketë mjekë që punojnë në shtet dhe privat

Rasti i gjyqtares, Rama: Çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë

Akuzat/ LSI padit në SPAK kryeministrin, ministra e deputetë

Përgjimet e SPAK, një mjek arrestohet dhe një tjetër pezullohet nga detyra

Kontrolle në banesat e gjyqtares Enkeleda Hoxha, sekuestrohen 10 mijë $

VIDEO/ Me kapuç në kokë, momenti kur gjyqtarja Hoxha mbërrin në polici
















TE FUNDIT

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?
25 Gusht, 2025

A ka bërë Serbia zyrtarisht ofertë për blerjen e aksioneve të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS)? Kësaj pyetjeje nuk...

Lexo më shumë

Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!

Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!
25 Gusht, 2025

Ditën e sotme, në Univeritetin e Arteve të Bukura po i jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe publicistit të njohur,...

Lexo më shumë

Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i takon Ana Dajkos

Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
25 Gusht, 2025

Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i takon Ana Dajkos Mandati i vetëm që fitoi Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet...

Lexo më shumë

Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!

Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!
25 Gusht, 2025

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të gazetarit dhe publicistit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com