Kryeministri Edi Rama në një dalje publike ka komentuar videon e cila ka bërë xhiron e rrjetit, ku kryedemokrati Lulzim Basha u shfaq në ambientet e kuzhinës së tij duke gatuar.
Rama e ka cilësuar se është për t’u admiruar, për më tepër kur një njeri gatuan me këpucë të shtunën. Sipas tij kjo bën diferencën.
“Sa i përket pyetjes që më berë për Lulin, është për t’u admiruar, është një njeri që gatuan me këpucë, por që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma… se kjo bën diferencën.”- tha Rama./’Opinion.al