Sot GJKKO ka marrë vendimin për tjetërsimin e pronave në Shëngjin të Lezhës.
Mëoshet se mes të dënuarve janë motra dhe vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Konkretisht Mimoza Ndoka dhe Xhevi Ndoka.
GJKKO ka vendosur 6.8 vite burg për Xhevi Ndokën dhe 1 vit 4 muaj burg, me kusht për Mimoza Ndokën.
Në këtë dosje të përfshirë kanë qenë dhe vetë ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe xhaxhai i tij, Gjok Ndoka. Në total GJKKO ka dhënë mbi 34 vite burg, por disa prej tyre janë dënuar me kusht.
DËNIMET NGA GJKKO
Xhevi Ndoka 6.8 vite burg
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj burg, me kusht
Emanuel Gjura 4.8 vjet burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vjet 6 muaj burg
Luigj Paloka 4.8 vjet burg, me kusht
Paulin Simoni 3.4 vjet burg
Vlash Gaxulli 2 vjet burg, me kusht
Genc Zeneli 2 vjet burg, me kusht
Kol Lleshi 2 vjet burg, me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite burg, me kusht