Kufoma e një shqiptari është gjetur ditën e djeshme në ishullin e Paro të Greqisë, raportojnë mediat greke. Kufoma, me shkallë të lartë dekompozimi u gjet nga alpinistët gjatë shëtitjes së tyre në Agio Anargiron.
Sipas mediave greke viktima është rreth 40-45 vjeç dhe nga një ekzaminim makroskopik u zbulua se kishte dëmtime në kokë.
Ndërkohë po vijon ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së burrit./Opinion.al