Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, duke komentuar darkën e disa minsitrave pak ditë më parë në Dubai, e cilësoi atë një darkë buke. Ahmetaj tha se sipas zakonit shqiptar ata ndanë bukën me mikpritësit. “Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën”, u shpreh Ministri.
Ndër të tjera Ahmetaj, gjatë intervistës në Neës 24, tha se ai disponon gjithashtu foto të liderëve të opozitës duke ngrënë tek Nusreti, por që nuk i kanë nxjerrë.
“Një lajm është zakon që keqinterpretohet, keqtrajtohet, shumëfishohet, madje madje, nganjëherë fillon edhe shikon edhe njerëz që i ke pranë, se si reagojnë, ishte, në respekt të pyetjes tuaj, ishim në një darkë buke! Bukë! Të ftuar…! Ne gjendeshim atje, unë gjendesha për rindërtimin. Isha pjesë e një ekipi që diskutonte më gjerë se rindërtimi. Nuk është se ishim për, le të themi për pushime apo për…, që s’bën vaki, nuk bën vaki. Ishim për punë, të ftuar, për të diskutuar disa projekte. Unë kam marrë pjesë në diskutimin e të gjitha projekteve dhe kryesisht kam punuar me rindërtimin! Ka qenë një bisedë e hapur me kompaninë, dhe kemi ftuar; po ja u them shqiptarëve, se nga një herë njerëzit kanë qejf; hëngri atë, hëngri këtë. Hëngrëm bukë, të ftuar. Dhe unë ja u thash para se të vija, është e turpshme, unë dhe ne kemi fotografi të liderëve të opozitës që hanë tek Nusr’eti. Por është e shëmtuar, është e shëmtuar”, tha Ahmetaj.
I pyetur përse lokali e hoqi më pas videon ku ata shfaqeshin, Ahmetaj tha: “Punët e tij ça bën lokali. Ku dimë ne ça bën lokali, lokali bën punët e veta. Hëngrëm bukë! Të ftuar! Na kishin ftuar, siç ftojnë, siç ftojmë këtu kur vijnë i ftojmë për bukë, ndajmë bukën; është ajo shprehja e shqiptarëve “ndajmë bukën”.
Ndërsa gazetarja i vuri në dukje faktin që restoranti ishte superluksoz, ministri e cilësoi atë një mensë mishi.
“Kush është restorant super luksoz? Cili? Tani do numërojmë, se e di ça bën, bënte një “fejk njuz”; nxorën një menu me monedhën, jo, me monedhën e emirateve dhe e shisnin sikur te ishte dollar. Është mensë mishi, po shiko nuk dua të komentoj këtë, është punë tjetër edhe sikur të ishte çfarë të deshte, edhe sikur të ishte, ishim të ftuar për të ndarë bukën; është zakon shqiptarësh. Ne i ftojmë që ndajmë bukën, i ftoj unë, i fton kryeministri, i fton presidenti, i fton Lulzim Basha, i fton iksi, i fton ypsiloni, ftohen për të ndarë bukën sepse tradita e ndarjes së bukës tregon dhe një lloj, le të themi, serioziteti në një marrëdhënie me pozicione ashtu siç janë. Mund të hajë edhe kryeministri me kryetarin e opozitës, ndajnë bukën, në pozicione të tyre kundërshtuese politike, po ndajnë bukën… Dhe ka respekt robi për bukën. BUKË! Ishim të ftuar për të ndarë bukën…! Ishim të ftuar në një mision, ishim të treja tryezat, të treja tryezat, ishte tryeza jonë, ishte tryeza e zëvendës ministrave, shte tryeza e medias”, tha Ahmetaj./Opinion.al