Kronikë

Mori Alket Rizain në burg, shqiptari ishte i kërkuar për vrasje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:57 - 30/01/21 |
Opi Nion

Shqiptari që u ndalua një natë më parë nga autoritetet greke, në makinë me Alket Rizain, është autor i vrasjes së një qytetari në një bar në Glifada 4 vite më parë. Në atë kohë nga plumbat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë. Lajmi bëhet i ditur nga Cnn grek, që e cilëson shokues këtë fakt ndonëse nuk e jep emrin e këtij personi.

Në artikull thuhet se shqiptari u arrestua rastësisht, pasi kishte shkuar në burg të merrte Alket Rizain i cili kishte marr një leje 5 ditore daljeje. Ata janë ndaluar nga policia në Fthiotidha  për një kontroll të masave ndaj Covid 19, ku ka rezultuar se njëri prej personave në makinë ishte i kërkuar për vrasje. Ai u arrestua dhe u dërgua në Athinë, ndërsa të hënën autoritetet do të hetojnë nëse ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera. Megjithatë autoritetet saktësojnë se mes kësaj vrasjeje dhe Alket Rizait nuk kishte ndonjë lidhje./Opinion.al

Pas