Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2020 shënon 6 mijë vdekje më shumë se mesatarja në vend, si ndikoi COVID

2021/01/22 at 8:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
COVID në Shqipëri/ 589 raste të reja dhe 7 viktima

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e vdekshmërisë në vend, duke e çuar në rekorde historike të larta.


Në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend rreth 28 mijë persona, sipas të dhënave zyrtare që “Monitor” ka siguruar pas një kërkese për informacion drejtuar Drejtorisë së Gjendjes Civile.

Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat.

Historikisht në vend janë shënuar midis 20-22 mijë vdekje në vit, ndërsa kapërcimi në 2020-n është shumë i fortë siç duket edhe nga grafiku “Numri i vdekjeve në vite, 1990-2020”.

Një tendencë e tillë në fakt është vënë re në pothuajse gjithë botën, sidomos në Europë, ku shtesa e vdekjeve në 2020-n ka qenë shumë më e lartë se mesatarja e pesë viteve të kaluara. Në disa pjesë të Europës, si në Itali, Spanjë vdekjet ishin jashtëzakonisht të larta, krahasuar me vdekshmërinë mesatare të viteve të mëparshme, sipas Eurostat, e lidhur me pasojat e pandemisë së Covid-19. Edhe në nëntor, në disa shtete janë shënuar deri në dyfishim të vdekjeve, me bazë vjetore, p.sh. +91% në Sloveni, apo +97% në Poloni, sipas Eurostat.

Shtesa e vdekjeve mbi pesë herë më e lartë se raportimet zyrtare të fataliteteve në spitalet Covid

Zyrtarisht, deri më fund të vitit 2020, numri i vdekjeve zyrtare të raportuara nga Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë (me rastin e parë të deklaruar në mars) ishte 1,181, ose pesë herë më e ulët se shtesa e vdekjeve në të njëjtën periudhë.

Si shpjegohet kjo rritje e fortë e vdekjeve shtesë në 2020-n?

Faktori i vetëm i ri, që mund të shpjegojë shtimin e ndjeshëm të vdekjeve, është pandemia, ashtu si në të gjithë Europën. Në raportimet zyrtare jepen vetëm vdekjet në spitale, që ishin të konfirmuar me tampon, ndërkohë që ka të tjerë, që edhe pse mund të kenë humbur jetën nga Covid-19, nuk janë të raportuar të tillë, pasi nuk kishin konfirmin me tampon.

Ka dhe shumë raste të vdekjeve në Turqi, apo të tjerë që kanë humbur jetën në shtëpi, apo që Covid-19 u ka dëmtuar organizmin dhe kanë pasur arsye të dukshme sëmundjen e qarkullimit të gjakut (zemra apo tensioni p.sh), apo dhe persona që mund të kenë humbur jetën pasi kanë kaluar Covid-19 për shkak të dëmeve që ka pësuar organizimi i tyre.

Tendencën e rritjes së vdekjeve si arsye e epidemisë së koronavirusit e konfirmon dhe Alban Ylli, eksperti i Institutit të Shëndetit Publik. “Arsyeja kryesore e rritjes së vdekjeve është Covid. Tipike si në gjithë vendet e tjera”, ka pohuar ai për “Monitor”.

“Është një fenomen mbarëbotëror”, pohon ai. “Nga Italia në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga ShBA në Indonezi, në momentet e valëve të Covid ka pasur vdekje të shtuara, kryesisht të moshuarit, që vdesin në shtëpi dhe të raportuar me shkaqe të tjera (si p.sh., qarkullimi i gjakut etj.)”.

Rritja e vdekjeve kulmoi në tremujorin e fundit, pothuajse dyfishim

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, që i ka publikuar të dhënat deri në fund të tremujorit të tretë dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile, vdekshmëria në vend është rritur në tremujorin e tretë, për të kulmuar në të katërtin, kur vendi përjetoi periudhën më të keqe të pandemisë, që çoi në mbingarkesë të spitaleve infekktive, teksa ambulancat filluan të prisnin në radhë.

Në 6 mujorin e parë të vitit 2020, vdekjet ishin rreth 3.5% më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, periudhë që përkon me karantinën e fortë që frenoi valën e parë të përhapjes së pandemisë në vend. Pas lehtësimit të kufizimeve, në tremujorin e tretë vdekjet filluan të rriteshin. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë, jetët e humbura u rritën me 26% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave paraprake, teksa pandemia kulmoi në tremujorin e fundit, sidomos në nëntor-dhjetor, vdekjet janë rritur ndjeshëm, me rreth 96% në krahasim me tetor-dhjetor 2019, me pothuajse dyfishim, duke arritur në rreth 10 mijë, që është gati sa gjysma e vdekjeve vjetore në vitet e zakonshme. (shih grafikun: Dyfishohen jetët e humbura në tremujorin e fundit 2020/Vdekjet sipas tremujorëve).

Deri në 21 janar, Shqipëria raportonte rreth 415 vjedje nga Covid-19 për 1 milionë banorë, duke u renditur në vendin e 57 në botë, për humbjet njerëzore nga pandemia, sipas Ëorldometers. Nëse merret në konsideratë shtesa e vdekjeve në 2020-n, në raport me mesatares 5 vjeçare, atëhere ky tregues arrin në 2,150. Por gjithsesi, krahasimi me shtetet e tjera mund të bëhet vetëm pasi të publikohen të dhënat finale, pasi në të gjitha vendet, shtesa e vdekjeve ka qenë më e lartë sesa raportimet nga Covid-19.

 

Shkaqet kryesore të vdekjeve në vend, Covid-19 mund të renditet i dyti

Në vitin 2019, në vend humbën jetën rreth 22 mijë persona, ose rreth 60 persona në ditë, sipas INSTAT.

Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut (zemra, tensioni) është grup-sëmundja që shkakton më shumë vdekje, me 53% të totalit në 2019-n, ose 30 persona në ditë. (grafiku: Vdekjet sipas grupsëmundjeve).

Tumoret ishin deri tani sëmundja më e dytë vrasëse, rreth 3500 persona, ose me 16% të totalit, ose rreth 10 persona në ditë.

Por, për 2020-n, Covid-19 mund të rezultojë shkaktari i dytë i vdekjeve në vend në 2020-n, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, me rreth 21% të totalit, bazuar në të dhënat paraprake të vdekjeve totale dhe shtesës vjetore.

Për herë të parë në histori, shtesa natyrore mund të shkojë drejt zeros, ose negative

Rritja e moshës mesatare të popullsisë, niveli i lartë i emigracionit, zvogëlimi i familjeve dhe rënia e fertilitetit (aktualisht rreth 1.35 lindje për grua, ndër më të ulëtat në Europë) kanë bërë që shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve e vdekjeve) të vijë drejt zvogëlimit dekadat e fundit. Në vitin 2019, sipas INSTAT kishte rreth 28.6 mijë lindje dhe rreth 22 mijë vdekje.

Shtesa natyrore ishte rreth 6,600 persona, më e ulëta që nga viti 1990, kur ky tregues ishte rreth 10 herë më i lartë, ose 64 mijë persona. Ndërsa në 2019-n, për shkak të rritjes së ndjeshme të vdekshmërisë dhe tendencës rënëse të lindjeve (për 9 mujorin lindjet ranë me 5%), për herë të parë në histori pritet që shtesa natyrore mund të shkojë drejt zeros, ose negative. /O.Liperi (Monitor)

 

 

Etiketa: 6 mije vdekjecovid


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Finiq/Zjarr në stan, digjen dyqind bagëti

Finiq/Zjarr në stan, digjen dyqind bagëti

Transportonin emigrant të paligjshëm, arrestohen dy persona

Elbasan/Në kërkim nga Interpol, arrestohet 54-vjeçari

Elbasan/Në kërkim nga Interpol, arrestohet 54-vjeçari

Kufijtë në BE mbeten të hapur, çertifikata e vaksinimit e parakohshme  
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}