Kronikë

Elbasan/Në kërkim nga Interpol, arrestohet 54-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:01 - 22/01/21 |
Opi Nion

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Raportohet se shtetasi me inicialet R.E. ishte në kërkim nga Interpol pas një vendimi të gjykatës së Torinos, që e kishte dënuar në nëntor të vitit 2020, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje me dhunë.

“ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: R. E., 54 vjeç, banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, bëri me dije policia.  Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë./Opinion.al

 

Pas