Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nuk ka ngrohje në shkolla”,PD:Rama mashtroi mësuesit për rritjen e pagave

2021/01/20 at 2:04 PM
në Aktualitet, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
PD: Qeveria shqiptare nuk po zbaton kërkesat e OBSH, taktikë e gabuar

Ish- deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka deklaruar ditën e sotme se në të vërtetë ka qenë Partia Demokratike ajo e cila i ka rritur realisht pagat e mësuesve, ndërkohë që premtimi i kryeministrit Rama është thjesht mashtrim. Teksa mësuesit kanë punuar me orë të tëra gjatë periudhës së pandemisë.


“Ne i rritëm pagat reale të mësuesve, për të gjithë kategoritë, në mënyrë të jashtëzakonshme. Mësuesit në gjimnaze, në shkolla fillore, në shkolla tetëvejçare dhe edukatoret patën një rritje gjigande pagash gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Mesatarisht, rritja ishte mbi 2 herë më e madhe, mbi 200%, duke marrë parasysh edhe inflacionin e kohës. Shikoni Edi Ramën! Dështimi i tij është ulëritës! Kjo që ka bërë këto 8 vjet Edi Rama, është qesharake, është tallëse dhe denigruese për mësuesit.. Premtoi rritje të madhe të pagave, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën.

Sot 38 mijë mësues dhe edukatorë janë të lodhur, të frustruar, të dekurajuar dhe të zemëruar me Edi Ramën!  Premtimi për pagat jo vetëm nuk u mbajt, por ata po shfrytëzohen si skllevër, me dhjetëra orë të papaguara dhe të pambrojtur nga Covid. Me këtë rritje qesharake për 8 vjet, mësuesit nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, jo më të sigurojnë një jetesë më të mirë për vete dhe familjet e tyre.”- ka thënë Vokshi.

Vokshi ka përmendur ndër të tjera se menaxhimi i arsimit gjatë periudhës së pandemisë ishte i dështuar dhe se qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Sipas saj deri më tani në shkolla thjesht janë hapur dhe mbyllur dritaret edhe në temperatura që shkojnë në minus gradë. Sipas saj mësimi po bëhet në orare më të shkurtuar dhe ngrohja mungon.

”Në mënyrë të përsëritur, provohet se Edi Rama nuk ka asnjë plan për të përballuar efektet e pandemisë në arsim. Dështim për të siguruar kushtet për mësim fizik në shkolla. Dështim për mësimin online. Dështim për mësimin e alternuar. 

 Këto ditë, në Partinë Demokratike kanë mbërritur mesazhe alarmante nga mësues e prindër nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Dibra, Fieri, Lushnja, Gjirokastra se në shkolla nuk ka ngrohje dhe mësimi po bëhet me orar akoma më të shkurtuar.”– ka thënë gjatë deklaratës së saj ish-deputetja.

Deklarata e plotë:

3 javët e pushimeve të gjata dimërore për shkollat e kanë bërë të qartë për të gjithë se qeveria e Edi Ramës është qeveria më e keqe që ka patur ndonjëherë Shqipëria.  Në 3 javë, qeveria bëri pushim, bëri turizëm luksoz me mish me flori në restorantin më të shtrenjtë në Dubai, por nuk mori asnjë masë për të siguruar mësim në kushte minimale për nxënësit dhe mësuesit. Madje i gënjeu edhe për rritjen e pagave.

Në mënyrë të përsëritur, provohet se Edi Rama nuk ka asnjë plan për të përballuar efektet e pandemisë në arsim. Dështim për të siguruar kushtet për mësim fizik në shkolla. Dështim për mësimin online. Dështim për mësimin e alternuar.  Për fat të keq, udhëzimi i vetëm i qeverisë për t’u mbrojtur nga covid është hapja dhe mbyllja e dritareve në shkolla në temperatura që shkojnë edhe në minus.

Këto ditë, në Partinë Demokratike kanë mbërritur mesazhe alarmante nga mësues e prindër nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Dibra, Fieri, Lushnja, Gjirokastra se në shkolla nuk ka ngrohje dhe mësimi po bëhet me orar akoma më të shkurtuar. Asnjë qindarkë investim nga qeveria për fëmijët. Fatura e dështimit të Edi Ramës është e rëndë! Mijëra analfabetë funksionalë më shumë, qindra mësues të infektuar me covid në shkolla, 16 mësues të ndarë nga jeta këto muaj, dhjetëra mijëra të tjerë të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura për rritje pagash.

Edi Rama është një dështim edhe për arsimin. 8 vjet në pushtet nuk e bëri kurrë prioritet shkollimin cilësor të fëmijëve, që vjen, në radhë të parë, duke trajtuar me dinjitet mësuesit. Me Edi Ramën, ndryshojmë si nata me ditën në lidhje me arsimin.

Shikoni të dhënat në grafik. Ne i rritëm pagat reale të mësuesve, për të gjithë kategoritë, në mënyrë të jashtëzakonshme. Mësuesit në gjimnaze, në shkolla fillore, në shkolla tetëvejçare dhe edukatoret patën një rritje gjigande pagash gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Mesatarisht, rritja ishte mbi 2 herë më e madhe, mbi 200%, duke marrë parasysh edhe inflacionin e kohës. Shikoni Edi Ramën! Dështimi i tij është ulëritës! Kjo që ka bërë këto 8 vjet Edi Rama, është qesharake, është tallëse dhe denigruese për mësuesit.. Premtoi rritje të madhe të pagave, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën.

Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën. Mësuesit e dinë se nga kjo qeveri janë trajtuar gjthmonë si njerëz të dorës të dytë, të cilëve u janë dhënë thërrime në prag fushate elektorale.  Kjo është arsyeja pse sindikatat e mësuesve kanë ngritur zërin për ketë mashtrim të Edi Ramës me të ashtuquajturën rritje të pagave. Ne inkurajojmë mësuesit të ngrenë zërin! Të thonë publikisht atë që na thonë në, atë që bisedojnë me njëri-tjetrin.

Sot 38 mijë mësues dhe edukatorë janë të lodhur, të frustruar, të dekurajuar dhe të zemëruar me Edi Ramën!  Premtimi për pagat jo vetëm nuk u mbajt, por ata po shfrytëzohen si skllevër, me dhjetëra orë të papaguara dhe të pambrojtur nga Covid. Me këtë rritje qesharake për 8 vjet, mësuesit nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe të ujit, jo më të sigurojnë një jetesë më të mirë për vete dhe familjet e tyre. Dështimi i Shqipërisë në këto 8 vjet ka një pergjigje: Edi Rama dhe miqtë e tij më të afërt merakosen vetëm për veten e tyre. Për paratë që marrin nga korrupsioni, për vilat e tyre, për llogaritë e tyre bankare. Kur qeveria dhe njerëzit e Ramës e kanë mendjen të pasurohen në kurriz të publikut, është fare e qartë pse shkatërrohet Shqipëria, shkatërrohet arsimi.

Pa trajtuar me dinjitet mësuesit, nuk ka të ardhme për një vend. Rritja e vërtetë e pagave për mësuesit, investimi për shkolla me kushte për fëmijët tanë është prioritet absolut për Partinë Demokratike!

Ne do të bëjmë ndryshimin! Me pjesëmarrjen më të lartë në historinë e vendit, në 25 prill, ne do të çlirohemi nga kjo qeverisje e keqe, e dështuar dhe e korruptuar për të sjellë në vend shpresë dhe ndryshim!/Opinion.al

Etiketa: Albana Vokshimesuespaga


Ju sugjerojmë

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
Kryesore

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

17 Shtator, 2025 4:08 pm
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
Bota

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

17 Shtator, 2025 3:24 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
Bota

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

17 Shtator, 2025 2:12 pm
Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
Aktualitet

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

17 Shtator, 2025 1:49 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

17 Shtator, 2025 1:43 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt
Kronikë

Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 Shtator, 2025 12:43 pm
Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament
Kryesore

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

17 Shtator, 2025 12:00 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dehur në timon, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

17 Shtator, 2025 11:19 am
Para
Lëvizja Vetëvendosja: Albin Kurti kandidon në zgjedhje

Kosovë/ 47 deputetë “ngecin” në KQZ, mes tyre edhe Albin Kurti

VIDEO/ Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

VIDEO/ Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

Një ditë para se të ikte nga Shtëpia e Bardhë, fejohet vajza e Trump

Një ditë para se të ikte nga Shtëpia e Bardhë, fejohet vajza e Trump
















TE FUNDIT

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
17 Shtator, 2025

“Nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që me transformoi nga një skeptik të...

Lexo më shumë

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
17 Shtator, 2025

Mbreti dhe Mbretëresha e Anglisë mirëpritën çiftin presidencial amerikan, Donald dhe Melania Trump, në kështjellën e tyre me një ceremoni...

Lexo më shumë

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
17 Shtator, 2025

11 vite më parë, në Siberinë verilindore u zbulua krateri i parë gjigant, i shkaktuar nga një shpërthim i fuqishëm...

Lexo më shumë

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
17 Shtator, 2025

Më shumë se 15 000 vdekje mund t’i atribuohen ndryshimeve klimatike deri në fund të kësaj vere në qytetet kryesore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com