Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Feja islame dhe vaksina kundër COVID-19

2021/01/18 at 1:36 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Feja islame dhe vaksina kundër COVID-19

Për dallim prej shumë grupeve fetare në botë që janë të ndarë në mendime se a duhet marrë vaksinën kundër COVID-19 apo jo, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), nuk ka dilema të tilla.


Në BIK u rekomandojnë besimtarëve të besimit islam në Kosovë që të marrin vaksinën, gjithmonë duke respektuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

“Ne si institucion do t’i respektojmë vendimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe njëherësh do të kërkojmë nga besimtarët e besimit islam që të veprojnë njëjtë, pra konform rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse”, tha BIK-u në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Mendime të ndryshme janë shfaqur në mbarë botën, sidomos nga myslimanët për shkak të përmbajtjes së vaksinës.

Ata janë të ndarë në mendime pasi një numër besimtarësh refuzojnë të pranojnë vaksinën, për shkak të dyshimeve se ajo përmban xhelatinë derri.

Në një përgjigje që i ka dhënë zyra e kompanisë amerikane Pfizer, Radios Evropa e Lirë në Bosnje e Hercegovinë, thuhet se “vaksina e tyre është e përshtatshme për veganët”, e që do të thotë se asnjë nga përbërësit nuk ka origjinë shtazore.

Çfarë mendojnë myslimanët e rajonit?

Komuniteti mysliman në Serbi ka mendime të ndryshme për vaksinën.

Zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë, Reshad Pllojoviq thotë se kjo ndodh për dy arsye: e para sepse disa besojnë se mund të ketë efekte anësore negative dhe e dyta për shkak të siç është thënë vaksina përmban xhelatinë të derrit.

“Një numër i madh i myslimanëve, edhe ata që jetojnë në mbarë botën si dhe ata që jetojnë në këtë rajon, janë të shqetësuar dhe janë adresuar te Bashkësia Islame për faktin se, siç është e ditur nga i gjithë publiku, xhelatina si produkte me origjinë shtazore përdoret në industrinë e farmaceutikës, në prodhimin e medikamenteve dhe këto mund të jenë me origjinë nga derri, kafshë që myslimanëve iu ndalohet ta konsumojnë”, tha Reshad Pllojoviq për REL.

Megjithatë, ai shton se vaksina do të ishte në rregull nëse gjatë fazës së prodhimit, përmbajtja e xhelatinës kalon nëpër një fazë të transformimit në mënyrë që t’i humbë të gjitha vetitë e saja natyrore.

Nga ana tjetër zëvendëskryemyftiu i Sanxhakut në Serbi, Muhamed Demiroviq thotë se ekzistojnë dilema globale në lidhje me efektet dhe pasojat negative që mund të shfaqen te personat që marrin vaksinën.

“Nga aspekti i Islamit dhe Ligjit të Sheriatit ne nuk mund të konfirmojmë ende korrektësinë dhe lejueshmërinë e këtyre vaksinave”, thotë Demiroviq.

Demiroviq thotë se nga aspekti fetar islam, vaksina do të ishte në rregull vetëm nëse do përcaktohej nga analizat kimike se përmbajtja e derrit ka kaluar nëpër një proces të pastrimit.

“Pra, nëse përcaktohet nga analiza kimike e produktit përfundimtar se ka pasur një ndryshim të plotë të substancës së përbërësit të derrit në një substancë krejtësisht të re, ai proces konsiderohet në Sheriat si një proces pastrimi”, thotë ai.

Por, përkundër kësaj, Demiroviq beson se pas vaksinimit mund të shfaqen efekte anësore.

Ai kërkon nga myslimanët që të mos nguten në marrjen e vendimit për vaksinim, të paktën pa u bërë publike më shumë fakte shkencore.

Edhe komuniteti mysliman në Bosnje e Hercegovinë ka dyshime lidhur me vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Këshilltari i Myftiut të Bosnje dhe Hercegovinës, Mustafa Përlaça, më 29 dhjetor 2020, kishte deklaruar për REL se nuk mund të japin ndonjë përgjigje definitive nëse vaksina kundër COVID-19 është e pranueshme për myslimanët apo jo.

“Profeti Muhamed udhëzoi besimtarët që të kërkojnë ilaç sepse ai tha se Zoti i Madhërishëm nuk ka sjellë ndonjë sëmundje pa dhënë një ilaç për të, por ai ua kujtoi ndjekëseve që të mos kërkojnë ilaç në atë që e ka ndaluar Zoti”, tha Përlaça.

Ndërkaq, komuniteti mysliman në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut deri më tani nuk kanë komentuar lidhur me vaksinimin kundër koronavirusit.

Çfarë është xhelatina dhe si përdoret në vaksina?

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) thotë se xhelatina përdoret në disa vaksina si një stabilizues.

Sipas ECDC-së, stabilizuesit shtohen në vaksina për të mbrojtur përbërësit aktivë nga degradimi gjatë prodhimit, transportit dhe magazinimit.

Ky institucion megjithatë thotë se xhelatina mund të shqetësojë një numër njerëzish përkatësisht “një në dy milionë” te të cilët mund të shfaqet reaksion i rëndë alergjik.

Përveç aspektit alergjik, ECDC-ja thotë se prania e xhelatinës shqetëson disa grupe religjioze siç janë myslimanët, hebrenjtë dhe adventistët e Ditës së Shtatë.

Kjo për shkak se këto komunitete fetare e kanë të ndaluar konsumimin e produkteve të derrit, gjë që i shqetëson në rast se vaksinat kanë një përmbajte të tillë.

Në ueb-faqen e saj, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, rikujton faktin se liderët e grupeve fetare botërore, aprovuan përdorimin e vaksinave me xhelatinë, pasi ata besojnë se përfitimet e marrjes së vaksinave janë më të mëdha se respektimi i ligjeve fetare që ndalojnë produktet e derrit.

Cilat vaksina kanë xhelatinë?

Sipas të dhënave të publikuara deri më tash, vaksinat e kundër COVID-19 të kompanive Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, nuk kanë asnjë përbërës derri.

Aktualisht nuk dihet përbërësit që janë përdorur në vaksinat e zhvilluara nga Kina dhe Rusia.

Ka pak informacione për përbërësit e vaksinave të zhvilluara nga kompanitë kineze Sinovac Biotech, Sinopharm dhe CanSino Biologics.

Njëjtë është edhe me vaksinën ruse, Sputnik-V për të cilën pati diskutime të shumta, meqë u fut në përdorim pa kaluar nëpër të gjitha fazat e testimit.

Përkundër kësaj, në Rusi po vazhdon vaksinimi me vaksinën Sputnik-V. Një sasi të kësaj vaksine e kanë tashmë edhe institucionet në Serbi. Me këtë vaksinë u imunizuan disa udhëheqës serbë.

Deri më tani, institucionet e Kosovës kanë deklaruar se kanë siguruar 1 milion e 220 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Mirëpo, ende nuk është shumë e qartë se kur do të mbërrijnë në Kosovë./ REL

Etiketa: covid-19islamkosove


Ju sugjerojmë

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
Rajoni

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

28 Dhjetor, 2025 12:53 pm
Vlora pa ujë prej 72 orësh
Aktualitet

Vlora pa ujë prej 72 orësh

28 Dhjetor, 2025 12:43 pm
KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë
Kryesore

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

28 Dhjetor, 2025 12:40 pm
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Sot takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Florida, ja ku do fokusohen bisedimet

28 Dhjetor, 2025 12:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive
Kryesore

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

28 Dhjetor, 2025 11:38 am
Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim
Kryesore

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

28 Dhjetor, 2025 10:14 am
Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
Kryesore

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

28 Dhjetor, 2025 9:24 am
Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
Aktualitet

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

28 Dhjetor, 2025 9:17 am
Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Kryesore

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

28 Dhjetor, 2025 8:56 am
Para
Plagoset me thikë një person në Vlorë, çfarë dyshohet

Goditet me thikë pas një sherri momental, ndërron jetë i mituri në Prizren

Artan Hoxha:Tentuan të vrasin të “fortin” me dron bombë nga ajri në Tiranë

Artan Hoxha:Tentuan të vrasin të “fortin” me dron bombë nga ajri në Tiranë

Marrëveshja e vaksinës, Hysi: Sekret, kush e shkel ka përgjegjësi penale

Marrëveshja e vaksinës, Hysi: Sekret, kush e shkel ka përgjegjësi penale
















TE FUNDIT

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
28 Dhjetor, 2025

Në një shkollë në Zhegër të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një incident mes të disa qytetarëve që kanë qenë...

Lexo më shumë

Vlora pa ujë prej 72 orësh

Vlora pa ujë prej 72 orësh
28 Dhjetor, 2025

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë i një tubacioni në rrjetin...

Lexo më shumë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të...

Lexo më shumë

Sot takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Florida, ja ku do fokusohen bisedimet

Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
28 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet sot me homologun e tij amerikan, Donald Trump në Florida për të paraqitur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com