Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka kthyer SPAK-ut për plotësim të hetimeve dosjen ndaj ish drejtorit të burgut 313, Eduart Struga.
Struga është arrestuar më 3 prill të vitit të shkuar për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Ndërkohë që, për këtë çështje SPAK mori si të pandehur edhe përgjegjësin e sektorit të logjistikës Florian Ahmetaj.
Sipas hetimeve, drejtori i burgut 313, Eduard Struga, në bashkëpunim me shefin e logjistikës Florin Ahmetaj, i kanë marrë shtetasit I. Paço, si përfitim i parregullt një shumë prej 457.000 mijë lekë të reja me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP.
Tashmë GJKKO thotë se SPAK nuk ka kryer hetime të plota për çështjen në fjalë./Opinion.al