Kryeministri Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme kantieret e dy shkollave në Tiranë, “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” si pjesë e procesit të rindërtimit. Gjatë inspektimit Rama ishte i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, mes të cilëve janë shkëmbyer dhe batuta.
Veliaj ka sqaruar kreun e ekzekutivit se shkollat që po ndërtohen nga e para në kryeqytet janë financim i qeverisë dhe jo fonde të huaja. Ndërkohë nuk mungoi as reagimi i Ramës, i cili tha: Sa ju do qeveria juve të Tiranës!
Arben Ahmetaj: Faktikisht kryeministër në këto tre muaj me procesin e rindërtimit kemi ndërtuar më shumë shkolla se janë ndërtuar në 30 vite në gjithë Shqipërisë.
Edi Rama: E di, e di. Po me ato fondet e BE ka Tirana?
Erion Veliaj: Ka Tirana ka vetëm rikonstruksione, shkollat e reja po i bën me paratë e qeverisë.
Edi Rama: Sa ju do qeveria juve të Tiranës!/Opinion.al