Bota

COVID-19/ BE siguron 600 milionë vaksina të BioNTech/Pfizer


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 08/01/21 |
Opi Nion

600 milionë doza të vaksinës BioNTech/Pfizer kundër COVID-19 janë siguruar nga Bashkimi Europain.

Lajmi është konfirmuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, cila shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se këto doza do të rrisin vaksinimin në të gjithë Evropën.

 “Tani kemi qasje në 600 milionë doza të vaksinës së BioNTech/Pfizer, duke dyfishuar sasinë fillestare. Kjo do të rrisë vaksinimin në të gjithë Evropën. Në total ne kemi siguruar 2.3 miliardë doza të vaksinave kundër Covid-19 për Evropën dhe vendet fqinje. Më të fortë së bashku”, shkruan Presidentja e KE.

Kujtojmë se pavarësisht nisjes së vaksinimit, shumë shtete të Evropës kanë masa kufizuese të ashpra për shkak të variantit të ri të COVID-19 i cili fillimisht i konstatua në Britaninë e Madhe./ Opinion.al

Pas