Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çarja e rrugës në Borsh-Sarandë, ARRSH: Do të bëjmë një studim emergjent

2021/01/11 at 5:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çarja e rrugës në Borsh-Sarandë, ARRSH: Do të bëjmë një studim emergjent

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar tre ditë pas çarjes së rrugës Sarandë-Borsh. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ARRSH shprehet se kjo rrugë gjithmonë ka pasur problematikën e rrëshqitjes së dheut dhe se në vitin 2015 janë bërë projekte për stabilizimin e saj por për shkak të vlerës së lartë është bërë mirëmbajtja rutinë dhe është monitoruar situata.


“Ndërtim rruga Qeparo-Sarandë Lot 1” Data e Fillimit 27.12.2007 – Data e Përfundimit 15.06.2009 Aksi rrugor Borsh–Sarandë është rikonstruktuar në vitet 2007-2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në atë kohë, sot (Autoriteti Rrugor Shqiptar).

Që në vitet e para pas mbarimit të rikonstruksionit, rruga në zonën e rrëshqitjes, në lagjen Vonja të Borshit, si edhe në zona të tjera pranë Borshit, ka filluar të shfaqë fenomenet e rrëshqitjeve, të cilat kanë qenë dhe janë ende aktive.

Nga ana e institucionit tonë, për të gjitha këto rrëshqitje në vitin 2015, janë realizuar projektet për stabilizimin e tyre, por vlera për financimin e këtyre projekteve mbetet e lartë dhe ishte planifikuar implementimi i tyre në momentin e rehabilitimit të plotë të aksit rrugor.

Në këto kushte, është bërë vetëm mirëmbajtja rutinë dhe është monitoruar vazhdimisht situata tek ky segment. Gjatë mirëmbajtjes, në këto zona, janë kryer disa ndërhyrje, sipas parashikimeve brenda sferës së kontratës, duke bërë vetëm sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës, si dhe rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore” shkruan ARRSH.

Më tej, ARRSH sqaron se e reshjet e ditëve të fundit sollën rrëshqitje dherash duke dëmtuar këtë rrugë në një gjatësi prej 100 metrash. Aktualisht rrëshqitja është aktive dhe janë marrë masa për sigurinë e përdoruesve të rrugës, si dhe është njoftuar për ndalimin e kalimit të mjeteve të tonazhit të rendë.

ARRSH njofton gjithashtu se do të ndërhyhet në drejtim të rivlerësimit të situatës duke marrë disa masa, një nga të cilat është realizimi i një studimi të hollësishëm gjeologo-inxhinierik emergjent, i cili do të vendosë për zgjidhjen përfundimtare të problemeve.

“Si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve të rëna gjatë këtyre ditëve dhe për shkak të rritjes së nivelit të ujërave nëntokësor, fenomeni i rrëshqitjes është aktivizuar dhe përshpejtuar duke marrë përmasa të mëdha në një gjatësi prej afro 100m. Nga momenti i evidentimit të fillimit të rrëshqitjes, nga ana e kontraktorit të mirëmbajtjes, janë marrë masa për sigurinë e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe është mbajtur në monitorim edhe gjatë natës.

Aktualisht rrëshqitja është aktive dhe janë marrë masa për sigurinë e përdoruesve të rrugës, si dhe është njoftuar për ndalimin e kalimit të mjeteve të tonazhit të rendë. Në objekt është vendosur sinjalistika, e cila njofton përdoruesit e rrugës për dëmtimin.

Nga ana e ARRSH do të ndërhyhet në drejtim të rivlerësimit të situatës, pasi është një rrëshqitje e re e shkaktuar si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit.

Për këtë situatë do të ndërhyhet me masa emergjente inxhinierike që lidhen me: 

–   Marrjen e masave paraprake për garantimin e korsisë së vetme të kalimit para se të nisë puna në pjesën e dëmtuar.

–   Skarifikimin e komplet shtresave të dëmtuara.

–   Prishjen e murit ekzistues.

–   Bazuar në një studim të veçantë të hollësishëm gjeologo-inxhinierik emergjent, do të vendoset për zgjidhjen përfundimtare të rrëshqitjes, që nisur nga inspektimi vizual i dëmtimit, mund të lidhet me zbatimin ose jo të pilotave për ndërtimin e një muri të ri mbajtës prej betonarmeje gjatë gjithë gjatësisë së rrëshqitjes

–   Ndërtimi i shtresave të reja rrugore.

–   Disiplinimi i ujërave sipërfaqësore, si dhe atyre nëntokësore, ku do të aplikohen drenazhimet me tubacione betoni.

–   Plotësimi me sinjalistikën e domosdoshme horizontale e vertikale.

Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me konsulentët dhe stafin projektues po merr masa që të finalizojë projektin për rehabilitimin emergjent, në mënyrë që të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur” deklaron ARRSH./Opinion.al

 

Etiketa: ARRSHBorsh-Sarandëdëmtimi i rrugës


Ju sugjerojmë

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale
Bota

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale

19 Janar, 2026 1:39 pm
Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
Kronikë

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje

19 Janar, 2026 1:38 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja

19 Janar, 2026 1:34 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Kryesore

Begaj mesazh deputetëve: Kuvendi në veprim dhe Qeveria të japë llogari

19 Janar, 2026 12:38 pm
Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT
Aktualitet

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

19 Janar, 2026 11:38 am
Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe
Kryesore

Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe

19 Janar, 2026 11:32 am
VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit
Sport

VIDEO/ Muçi shënon gol në minutën e 91-të dhe i jep fitoren Trabzonsporit

19 Janar, 2026 10:31 am
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues kryeministrit Pedro Sanchez

19 Janar, 2026 9:18 am
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend

19 Janar, 2026 9:10 am
Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë
Bota

Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë

19 Janar, 2026 8:51 am
Para
COVID-19 në Shqipëri/ 553 raste të reja, 9 viktima

COVID-19 në Shqipëri/Regjistrohen 376 raste të reja dhe 6 viktima

Reshjet e dendura të shiut, dëmtohet Ura e Zogut në Milot

Reshjet e dendura të shiut, dëmtohet Ura e Zogut në Milot

“Shpërdoruan detyrën”, LSI kallëzon në SPAK Ramën, Ahmetajn e Veliajn

"Shpërdoruan detyrën", LSI kallëzon në SPAK Ramën, Ahmetajn e Veliajn
















TE FUNDIT

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale
19 Janar, 2026

Është e qartë se rreziqet gjeopolitike dhe rritja e mëtejshme e tensioneve tregtare përbëjnë një nga rreziqet kryesore, ndër më...

Lexo më shumë

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
19 Janar, 2026

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”, duke arrestuar dy vëllezër të dyshuar si të përfshirë në...

Lexo më shumë

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
19 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme shtyu për më 2 shkurt seancën e shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurve....

Lexo më shumë

Begaj mesazh deputetëve: Kuvendi në veprim dhe Qeveria të japë llogari

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Janar, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dërgoi të hënën një mesazh deputetëve të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com