Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut, dëmtohet Ura e Zogut në Milot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:47 - 11/01/21 |
Semiljana Azizi

Reshjet e dendura të shiut veç përmbytjeve thuajse në të gjithë vendin kanë sjell dhe dëmtim të disa monumenteve kulturore.

Sëfundmi raportohet se është dëmtuar Ura e Zogut në Milot. Bëhet me dije se nga prurjet e shumta të lumit trasea ka pësuar dëmtime, ndërsa është plasaritur dhe ka humbur rreth 2 metra. Alarmi për këtë situatë është dhënë kohë më parë pasi këmbët e urës janë gërryer nga uji i lumit.

Ura është monument me rëndësi të madhe kulturore e ndërtuar në vitin 1927 dhe aktualisht në mbrojtje të shtetit.

Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat./Opinion.al

Pas