Aktualitet

“Shpërdoruan detyrën”, LSI kallëzon në SPAK Ramën, Ahmetajn e Veliajn


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:52 - 11/01/21 |
Doriana Çepunaj

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar të hënën në SPAK kryeministrin Edi Rama, ministrin Arben Ahmetaj, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe disa zyrtarë të tjerë për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Në kallëzimin e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm, Endrit Brahimllari thuhej se që prej 25 dhjetorit personat më sipër kanë shpërndarë leje legalizimi si dhe kanë marrë pjesë në aktivitete ku janë promovuar projektet për ndërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti. Publikimi i këtyre aktiviteteve është i ndaluar me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar.

LSI shkruan se qëllimi i këtyre veprimeve është sigurimi i votave, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Në përfundim LSI i kërkon SPAK të nisë hetimet për të gjithë personat e mësipërm./Opinion.al

Pas