Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania me sistemin shëndetësor ndër më cilësorët, mungojnë infermierët

2021/01/10 at 6:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania me sistemin shëndetësor ndër më cilësorët, mungojnë infermierët

Gjermania ka numër të mjaftueshëm shtretërish intensivë dhe aparatesh intubimi, problemi qëndron tek mungesa e personelit që do duhet të verë në punë aparatet.

Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësorët në botë, ekziston frika e kolapsit të sistemit shëndetësor, kjo jo për shkak të mungesës së mjeteve -por të burimeve njerëzore. Mungesa e infermierëve e kujdestarëve ka qenë një problem i njohur edhe para krizës së Coronës. Por Corona e ka nxjerrë edhe më në pah këtë problem. Tani për shkak të mungesës së infermierëve, “Berliner Charite” po kërkon të rimarrë në punë ish-infermierët, që situata të mos dalë nga kontrolli si Susanne Ëiegand.

Kur Gjermania u përfshi nga vala e parë e pandemisë së Coronës, Susana Wiegand doli vullnetare për të punuar si infermiere. Në spitalin “Berliner Charite” ajo punon me orar të kufizuar në një pavion të intensivit.

Para 25 vitesh ajo përfundoi shkollën e infermierisë, por në fund vendosi për një profesion tjetër. Tani kolegët janë mirënjohës që Susana është kthyer. Kur mbaron turnin 9 orë me pacientë të infektuar me Corona, ajo shkon në zyrë për të kryer formalitetet për punën e saj të parë parë me orar të plotë.

“Nuk ndjehem mirë me veten të rri në shtëpi, kur kolegët e mi në pavionin intensiv strapacohen, kur e di që unë jam e specializuar për këtë dhe mund të ndihmoj shumë mirë. Prandaj po e bëj, është diçka e vetëkuptueshme për mua”, thotë Susanna Ëiegand. E ndihma e saj vërtet nevojitet këto kohë. Sistemi shëndetësor gjerman e ka përballuar deri më tani situatën, megjithë numrin në rritje të infektimeve, por gjithnjë e më shpesh dëgjohet, se pavionët e trajtimit intensiv në spitalet gjermane po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre.

Shtretërit intensivë kanë nevojë jepen si shifra mund të shërbehen vetëm pjesërisht

Judith Heepe, drejtoreshë e infermierisë në Charite e vë gishtin në plagë, kur flet për problemet e sistemit shëndetësor gjerman. “Ne kemi mjaft aparate intubimi. Kemi plot vend për shtretërit intensivë, po ashtu nuk na mungojnë materialet e mjetet. Ajo që na shqetëson, është se të gjithë ata shtretërit intensivë që jepen si shifra mund të shërbehen vetëm pjesërisht, kjo sepse thjesht na mungon personeli.”

Infermierja vullnetare Susanna Ëiegand e di se sa e vështirë është puna në këto kushte. “Pavioni i intensivit është i mbushur plot. Dhe kur ke tre apo katër pacientë me Covid dhe ke vetëm një infermier në dispozicion, është shumë e vështirë. Këtu gjërat zhvillohen shpejt, shumë shpejt. Ndodh që kur dal nga puna, të iki në shtëpi me një ndjenjë të trishtë, sepse nuk munda t’i jap pacientit atë vëmendje, që do doja t’ia jepja.” Susana Ëiegand, thotë, se megjithë barrën e rëndë e ka rigjetur dashurinë për punën e dikurshme. Ajo thotë, se e mendon edhe rikthimin me orar të plotë në spital. Por për këtë duhet të përmirësohen njëherë kushtet e punës në spitale. /DW

Etiketa: covidinfermiershendetesi

Ju sugjerojmë

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA
Politikë

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA

4 Shtator, 2025 2:30 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete

4 Shtator, 2025 1:51 pm
Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale
Kryesore

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale

4 Shtator, 2025 1:48 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

4 Shtator, 2025 12:58 pm
“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve
Aktualitet

“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

4 Shtator, 2025 12:54 pm
Kodi Penal, Rakipi: Nuk lidhet me profesionin e gazetarit, s’ka tendencë kundër tyre
Aktualitet

Kodi Penal, Rakipi: Nuk lidhet me profesionin e gazetarit, s’ka tendencë kundër tyre

4 Shtator, 2025 12:38 pm
‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
Bota

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

4 Shtator, 2025 11:48 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

4 Shtator, 2025 11:42 am
Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
Bota

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

4 Shtator, 2025 11:26 am
Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
Politikë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

4 Shtator, 2025 11:20 am
Para
Çfarë ndodh nëse Trump do të refuzonte të largohej nga Shtëpia e Bardhë?

"Trump të shkarkohet para përfundimit të mandatit",ç'do të ndodhë të hënën

COVID-19, Shifra rekord në SHBA, mbi 16 milionë të infektuar

Mbi 18 mijë të infektuar me COVID në Itali, regjistrohen 361 viktima

COVID-19/ Greqia hap kufijtë, si do të udhëtohet drejt shtetit helen

COVID në Greqi/ Regjistrohen 445 raste të reja dhe 36 viktima

TE FUNDIT

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA

Spiropali takohet me ambasadorin e BE dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA
4 Shtator, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar këtë të enjte me Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete

Lirimi i hapësirave publike, Rama batuta me Qosen: Hudhrën e paskemi me vete
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama në fundin e takimit me në eventin "Shqipëria Turistike 2030", nuk ka lënë pa shkëmbyer batuta edhe me...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale

Hapësirat publike, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në eventin “Shqipëria Turistike 2030” u shpreh se një karrige jashtë nga bizneset duhet të...

Lexo më shumë

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
4 Shtator, 2025

Kryeministri Rama kritika për Ksamilin, duke e cilësuar një plazh të dhunuar. Rama tha se ajo perlë e natyrës nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com