Ish- ministri i Jashtëm Gent Cakaj, ka dalë këtë mëngjes në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e re Olta Xhaçka.
Në fjalën e tij, Cakaj vlerësoj punën e bërë në aspektin diplomatik të Shqipërisë gjatë kohës që ai mbajti postin e ministrit në detyrë.
Ai theksoi se pandemia e tërmeti cenuan punën e diplomacisë, por Shqipëria ia doli që të unifikojë faktorin shqiptar në rajon.
Më tej, Cakaj tha se do të vazhdojë që të japë kontributin e tij për Shqipërinë në diplomaci.
“Kemi bërë punë shumë të vështira. Tërmeti dhe pandemia cënuan punën e diplomacisë. Ne kemi bashkuar faktorin shqiptar në Mal të Zi, në Serbi dhe në Prishtinë kemii nënshkruar marrëveshje me një komunë në Preshevë. Kemi bërë gjithçka për unifikimin e faktorit shqiptar në rajon. Kemi mbështetur arsimin në Mal të Zi e në Serbi. Tashmë kemi edhe kryesinë e BISEK. Kemi bërë hapa përpara në integrimin në BE. Rama ka bërë përfaqësimin më dinjitoz të mundshëm në Kryesinë e OSBE. Shqipëria ka vend me rëndësi në Këshillin e Sigurimit. Sigurisht që mbetet ende për të bërë, por është fakt se radhët më të pakta në ambasada dhe kemi dixhitalizuar shërbimet në konsullata. Angazhimi im për Shqipërinë nuk mbaron këtu. Unë do vazhdoj angazhimin tim. Shqipëria ka qenë ëndërr historike dhe unë do punoj për të. Do jem mbështetësi më i madh i ministres së re. Do jap gjithë kontributin tim që ju zonja ministre që të bëni detyrën në mënyrë sa më dinjitoze”,-u shpreh Cakaj.
Po ashtu, Cakaj falenderoi kryeminstrin, duke thënë se pa mbështetjen e Ramës, puna e tij do të kishte qenë e pamundur.
“E ndjej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur them se p a mbështetjen e kryeministrit misioni im do kishte qenë i pamundur.“-tha Cakaj./ Opinion.al