Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hidhen poshtë pretendimet e Trumpit për numrin e viktimave nga COVID-19

2021/01/04 at 12:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hidhen poshtë pretendimet e Trumpit për numrin e viktimave nga COVID-19

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA hodhën poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump, se numri i njerëzve që kanë vdekur nga COVID-19, është ekzagjeruar.


Në një postim në Twitter, më 3 janar, Trump tha se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përdor “një metodë qesharake të përcaktimit, krahasuar me vendet e tjera”.

Trump nuk ofroi dëshmi për këtë dhe la të kuptohet se kur zyrtarët shëndetësorë kanë dyshime për shkakun e vdekjes, ata ia atribuojnë atë sëmundjes COVID-19.

Kreu operativ i Korpuseve të Shërbimit të Shëndetit Publik në SHBA, Jerome Adams, tha për rrjetin televiziv CNN se nuk sheh asnjë arsye për të vënë në dyshim shifrat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, tha se “ato janë shifra të vërteta, njerëz të vërtetë dhe vdekje të vërteta”.

Fauci po ashtu mbrojti fushatën e SHBA-së për vaksinimin e qytetarëve.

Deri më tani, rreth 4.2 milionë amerikanë kanë marrë dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech ose Moderna.

Të dyja këto vaksina duhet të jepen në dy doza për të qenë efektive. Por, shifra e të vaksinuarve është larg parashikimeve zyrtare për 20 milionë të vaksinuar deri në vitin e ri.

Mbi 13 milionë doza vaksinash janë shpërndarë në të gjithë SHBA-në, por përpjekjet për t’i vaksinuar punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit në nevojë, janë penguar nga problemet logjistike.

“Ka pasur disa çrregullime. Kjo është e kuptueshme”, tha Fauci.

Ai tha se tani rreth 500,000 amerikanë vaksinohen çdo ditë, “një numër shumë më i lartë sesa kur ka nisur programi i vaksinimit”, muajin e kaluar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 20 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 351,000 viktima. Në të gjithë botën, sëmundja ka prekur mbi 85 milionë njerëz dhe ka vrarë mbi 1.8 milion.

Etiketa: covid-19donaldshbatrumpviktima


Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Ndryshime në kabinetin qeveritar, Mitsotakis emëron ministrat e rinj

Ndryshime në kabinetin qeveritar, Mitsotakis emëron ministrat e rinj

Ministrja e Arsimit zbulon se kur fillon shkolla

Kushi për të gjithë mësuesit: Nga 2021 do t’ju rritet paga

Çfarë ndodh nëse Trump do të refuzonte të largohej nga Shtëpia e Bardhë?

Humbi zgjedhjet në SHBA, Trump thirrje për protestë
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}