Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.
Basha ka postuar në “Facebook”, një video ku shfaqen premtimet e kryeministrit për përmirësimin e jetesës së qytetarëve në Shqipëri.
Në video thuhet se Rama nuk i ka mbajtur premtimet dhe se për këtë arsye ai duhet të largohet nga qeverisja e vendit.
Krahas videos, Basha shkruan se kryeministri ka dështuar në çdo sektor dhe se ka shkatërruar ekonominë e vendit. Sipas tij, shpresën në Shqipëri do e sjellë Partia Demokratike.
“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët”,-shkruan Basha./ Opinion.al