Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Putin nënshkruan legjislacionin për “agjentët e huaj”

2020/12/30 at 10:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin: SHBA dhe Perëndimi politika destabilizuese në Ballkan

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar legjislacionin për të cilin vëzhguesit e të drejtave të njeriut dhe politikanët e opozitës janë shprehur se do të minojë proceset demokratike. Legjislacioni i diskutueshëm hyri në fuqi menjëherë pasi u nënshkrua më 30 dhjetor dhe përfshiu një ndryshim në ligjin mbi “agjentët e huaj” që lejon individët dhe entitetet publike të njihen si agjentë të huaj nëse konsiderohet se janë të përfshirë në aktivitete politike “në interes të një shteti të huaj”.


Arsyet për t’u shpallur si “agjent i huaj”, sipas ligjit, mund të jenë mbledhja e qëllimshme e informacionit në lidhje me ushtrinë apo aktivitetet ushtarake të Rusisë që mund të dëmtojnë sigurinë e Rusisë, mbajtjen e tubimeve ose debateve politike, dhënien e mendimeve mbi politikat e shtetit, veprimet që nxisin një rezultat të caktuar në zgjedhje ose referendum, si dhe pjesëmarrja si vëzhgues zgjedhor ose në parti politike nëse ajo pjesëmarrje bëhet në interes të një subjekti të huaj.

Subjektet që shpallen si “agjentë të huaj” u nënshtrohen kufizimeve që përshijnë: sigurimin e raporteve financiare për aktivitetet e tyre dhe identifikimi i tyre si të tillë në publikime.

Putini nënshkroi një projekt-ligj të veçantë që vendos dënime deri në pesë vjet burg për ata që identifikohen si “agjentë të huaj” dhe të cilët nuk regjistrohen si të tillë ose nuk arrijnë të raportojnë për aktivitetet e tyre. Organizata Amnesty International kritikoi legjislacionin, duke thënë se ai “do të kufizojë dhe dëmtojë shumë punën, jo vetëm të organizatave të shoqërisë civile që marrin fonde nga jashtë, por gjithashtu edhe për shumë grupe të tjera”.

Kritikët thonë se ligji për “agjentët e huaj”, i miratuar fillimisht më 2012 dhe që pastaj u amandamentua, është zbatuar në mënyrë arbitrare duke shënjestruar organizatat ruse të shoqërisë civile, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aktivistët politikë. Më 28 dhjetor, Rusia për herë të parë i regjistroi edhe individët si “agjentë të huaj”. Emrat e tyre u përfshin në një regjistër të ministrisë së Drejtësisë të “mediave të huaja që kryejnë funksionet e një agjenti të huaj”. Tre nga pesë individët e listuar janë bashkëpunëtorë të Radios Evropa e Lirë. Dy të tjerët janë aktivistë që nuk janë anëtarë të medias.

Më 30 dhjetor, Putini nënshkroi gjithashtu një projekt-ligj që lejon rregullatorin e medias Roskomnadzor të kufizojë pjesërisht ose plotësisht qasjen në faqet e internetit të huaja që “diskriminojnë mediat ruse”. Legjislacioni pritet të ndikojë në platformat kryesore të mediave sociale si YouTube, Facebook dhe Twitter. Një projekt-ligj tjetër i nënshkruar ndalon zbulimin e informacionit personal në lidhje me disa “punonjës [të agjencive të zbatimit të ligjit], familjet e tyre dhe pasuritë”./REL



Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Argjentina merr vendimin e rëndësishëm, Kisha Katolike e kundërshton

Argjentina merr vendimin e rëndësishëm, Kisha Katolike e kundërshton

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 31 dhjetor 2020

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2019

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për sot
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}