Bota

Argjentina merr vendimin e rëndësishëm, Kisha Katolike e kundërshton


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:59 - 30/12/20 |
Semiljana Azizi

Argjentina ka marrë ditën e sotme një vendim të rëndësishëm.

Bëhet me dije se Kongresi i Argjentinës ka lejuar abortet deri në javën e 14-të të shtatzënisë, një lëvizje thelbësore për një rajon që ka disa nga ligjet më kufizuese të aborteve.  Senatorët kanë votuar në favor të projektligjit. Përkatësisht me 38 vota pro, 29 kundër dhe një abstenim.

Kisha Katolike, e cila ka një dikim të lartë në Amerikën Latine, e kishte kundërshtuar këtë veprim, duke u bërë thirrje senatorëve të refuzojnë projekt-ligjin e mbështetur nga Presidenti i qendrës së majtë, Alberto Fernández. Pas votimit të këtij ligji,  Kisha katolike e Argjentinës dhe komuniteti i saj ungjillor, kundërshtuan fuqimisht këtë projektligj.

Deri më tani kujtojmë që abortet lejoheshin vetëm në raste të përdhunimit ose kur shëndeti i nënës ishte në rrezik./Opinion.al

Pas