Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat anti-COVID/ Policia e Shtetit gjobit 431 qytetarë, lëviznin pa maskë

2020/12/24 at 3:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qindra gjoba për mos mbajtjen e maskës, shoqërohen 9 qytetarë

Në 24 orët e fundit Policia e Shtetit ka gjobitur 431 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Po ashtu, 4 subjekte janë gjobitur me një vlerë rreth 1000000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndërkaq janë evidentuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Ndëshkohen me masë administrative 431 qytetarë, pasi nuk i zbatuan këto masa.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 415 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Për secilin nga subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid./Opinion.al

Etiketa: gjobemaskepoliciqytetare

Ju sugjerojmë

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
Bota

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

29 Shtator, 2025 10:22 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

29 Shtator, 2025 9:29 pm
Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

29 Shtator, 2025 8:12 pm
Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
Bota

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

29 Shtator, 2025 7:31 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?

29 Shtator, 2025 7:04 pm
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

“Filmi”/ Trump vendos 100% tarifë për produksionet që realizohen jashtë SHBA-së

29 Shtator, 2025 6:36 pm
Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë: I sigurt për paqe në Gaza
Bota

Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë: I sigurt për paqe në Gaza

29 Shtator, 2025 6:32 pm
Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti
Aktualitet

Zhupa dorëzon projektligjin në Kuvend:Pasuritë kulturore të administrohen nga shteti

29 Shtator, 2025 5:58 pm
“Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë”, Medvedev kërcënon përsëri Europën
Bota

“Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë”, Medvedev kërcënon përsëri Europën

29 Shtator, 2025 5:16 pm
Para
Ministria e Shëndetësisë: Qytetet shqiptare më problematike me COVID-19

COVID-19 në Shqipëri/ 510 raste të reja, 8 viktima

Elbasan/ Qëlloi me armë në drejtim të policisë, identifikohet autori

Elbasan/ Qëlloi me armë në drejtim të policisë, identifikohet autori

Arrihet marrëveshja tregtare mes Britanisë së Madhe dhe BE-së

Arrihet marrëveshja tregtare mes Britanisë së Madhe dhe BE-së

TE FUNDIT

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
29 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo...

Lexo më shumë

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
29 Shtator, 2025

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë të hënën se Ukraina nuk është shtet sovran, teksa iu përgjigjur akuzave se...

Lexo më shumë

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
29 Shtator, 2025

“Diella nuk është një lodër”. Pasi bëri një ministre virtuale të inteligjencës artificiale, kryeministri Edi Rama në Kongresin për Nanoteknologjinë,...

Lexo më shumë

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
29 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një ligj që do të nxjerrë Rusinë nga Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com