Pas dy vitesh nga vrasja Fabian Gaxhës në ish-Bllok, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Merviol Billon.
Për Billon është vendosur pushim akuze për vrasjen e Gaxhës në vitin 2018, me argumentin se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme.
Aktualisht, ndaj Billos është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijveve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos.
Ndërkohë, Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi kanë tashmë akuzë për moskallëzim krimi.
Prokuroria shprehet se Gaxha ishte ai i pari që ka shtënë i pari me armë dhe Billo ka qëlluar, me qëllim që të mbrohet./ Opinion.al