Politikë

Teliti: 670 mijë pensionistë në radhë për shpërblimin qesharak të qeverisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 21/12/20 |
Opi Nion

Dorian Teliti, drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike e konsideron qesharak shpërblimin e qeverisë për pensionistët.

Sipas tij, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë, pasi nuk janë trajtuar financiarisht dhe janë harruar nga qeveria.

Në reagimin e tij, Teliti duke përmendur rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe rënien e fuqisë blerëse, thekson se kësaj situate duhet t’i vijë fundi.

“Rama, një histori 7-vjeçare dështimesh e premtimesh të rreme. Në rradhë e të dëshpëruar, 670 mijë pensionistë shqiptarë të mbetur në mëshirë të një shpërblimi qesharak prej 50 mijë lekësh.  Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës. Për 7 vite, Rama u ka sjellë shqiptarëve vetëm rrënim ekonomik, rritje të kostos së jetesës, shtim të papunësisë dhe rrënim të sistemit shëndetësor. Kosto e jetesës po rritet çdo ditë. Këtë vit çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra. Pensionistët e shohin këtë shtrenjtim të jetesës kudo, në supermarkete, dyqane ushqimore, në farmaci. Kjo është e turpshme! Boll më me Ramën!  Gjëja e fundit që i intereson atij dhe qeverisë së tij jemi ne qytetarët e Shqipërisë. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime. Është koha për ndryshim. Ndryshim për pensionistët, të rinjtë e të rejat, bizneset, ata që kanë humbur vendin e punës dhe ata që mezi po e mbajnë punën. Ndryshim për të gjithë shqiptarët që duan një jetë më të mirë. Është koha që më #25prill të nisim një kapitull të ri të udhëtimit tonë të përbashkët!”-shprehet Teliti./ Opinion.al

Pas